Panorama Sport (Albania)

“Faza e tretë me surpriza, Bylisi mban ritmin kryesues”

-

Bylisi po shkëlqen jo vetëm me ekipin e parë, por edhe me U-21 ku dje kanë fituar në kryeqytet ndaj Partizanit në shifrat 2-1. Në këtë takim u aktivizuan edhe shumë lojtarë të ekipit të parë që nuk kanë pasur hapësira, Ky takim u ndoq edhe nga trajneri Arian Bellai dhe stafi i tij. Ballshiotë­t kanë nisur të mendojnë seriozisht për sfidën me Tomorin, ku do të kërkojnë marrjen e pikëve maksimale dhe ruajtjen e kreut. Në një prononcim për “Panorama Sport”, një nga lojtarët e spikatur të Bylisit, Xhoele Maçolli, pohon: “Barazimi me Elbasanin na kënaqi. Ne të gjithë ishim përgatitur për ta fituar me patjetër atë duel prestigji. Derisa ne jemi në këto pozita, edhe me Elbasanin e kishim si një finale të parakohshm­e. Të jem realist, kampionati ka ekipe shumë të mira dhe unë veçoj Vorën apo dhe Flamurtari­n, që kanë luajtur mirë. Mbrapa nuk mbeten as Burreli apo Apolonia e Lushnja në përballjet direkt që kemi luajtur. Gjithsesi, jemi aty ku duam. Jemi kryesues me meritë dhe shohim përpara. Kalendari i fazës së tretë ka surpriza dhe ne e nisim në fushën tonë, për fat e nisim me Tomorin. Nga eksperienc­a që kam dhe nga sa kam parë deri tani, them se në këtë fazë do të jenë ndeshjet më të vështira. Ekipet bëjnë më të mirën e tyre, sepse tashmë janë sfida që vendosin fatet e tyre. Duke respektuar Tomorin, ne duhet të ‘përveshim mëngët’ dhe të synojmë pikët e plota që nga java e parë e fazës së tretë deri në fund të garës”. Bylisi e ka vetë në dorë fatin e këtij sezoni, të cilin me meritë e ka udhëhequr që nga java e parë. ERJON SALIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania