Panorama Sport (Albania)

Kënaqësi dhe trishtim, portieri Zema tregon debutimin me Tomorin

-

Pas një eksperienc­e të shkurtër në sezonin e shkuar në Kategorinë e Parë me Turbinën, portieri beratas Divaldo Zema, ka zhvilluar ndeshjen e parë si titullar me Tomorin. 20-vjeçari ishte në fushë nga minuta e parë ndaj Flamurtari­t, por për shumë arsye nuk ia doli që të evitojë humbjen e radhës për Tomorin. Për “Panorama Sport”, portieri Zema ka rrëfyer emocionet e tij në debutim: “Në debutimin tim ndaj Flamurtari­t kam përjetuar emocione të dyfishta, jo vetëm përpara, por edhe pas përfundimi­t të ndeshjes. Këtë ndjesi do ta ndaja midis kënaqësisë dhe trishtimit. Vlerësova besimin e trajnerit Ziu, që më besoi portën si titullar, aq më shumë në një ndeshje të rëndësishm­e. Ky vlerësim vinte natyrshëm pas punës sistematik­e që unë zhvilloj në stërvitje. Kam mbështetje­n dhe një stimul të veçantë nga profesor Madrid Muxhaj, që na stërvit ne portierët. Nuk mbetet pas edhe mbështetja që më kanë dhënë shokët e skuadrës duke nisur nga kapiteni. Debutimin tim e prishi humbja, por personalis­ht kam bërë maksimumin në këtë takim. Krahas vlerësimev­e kam marrë edhe sugjerime për t’u përmirësua­r më shumë në të ardhmen. Përballë sulmuesve si Shkurtaj, Indio, Batha dhe shumë yjeve të Flamurtari­t, çdo skuadër dhe portier do ta kishte vërtetë të vështirë. Më duhet të punoj edhe më shumë, sepse dua që së bashku me të gjithë shokët e skuadrës t’i shërbejmë Tomorit në fazën e tretë për të shmangur rënien. Kam shumë besim se ashtu si thotë edhe trajneri ynë Febron Ziu, të gjithë së bashku do t’ia dalim të realizojmë objektivin”. EDI SPAHIU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania