Panorama Sport (Albania)

Golat jashtë Shqipërisë, Sadiku “ndjek” Salihin

Uzuni me Cikalleshi­n afër 100, ja lista me “bomberat” kuqezi

- KRISTI SEJATLLARI

SPECIALE/ Sulmuesit aktivë, Armando ka shënuar 145 herë

farë kuptimi ka goli për një sulmues? Gjithçka! Është topi që kalon vizën fatale dhe i jep një domethënie të madhe rolit të tij dhe në fund të fundit, është motivi kryesor se përse luhet një ndeshje futbolli. Që topi të futet brenda në rrjetë. Shqipëria ka pasur historikis­ht sulmuesë të talentuar që kanë lënë gjurmë në futbollin e huaj, por ka edhe sot. Pothuajse të gjithë “bomberat” e ekipit përfaqësue­s luajnë kudo në botë dhe shënojnë me klubet e tyre respektive duke bërë atë detyrë që kanë në një ndeshje futbolli. Hamdi Salihi, një-ish sulmues që nuk falte para porte, është shqiptari me më shumë gola në arenën ndërkombët­are. Shkodrani, tashmë i pensionuar nga futbolli, ka shënuar 169 gola, në të gjitha kampionate­t që ka luajtur: Austri, Kinë, SHBA, Izrael. Por, kush është sulmuesi që luan ende dhe mban rekordin për golat e shënuar? “Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim për emrat që janë ftuar vitet e fundit në ekipin kombëtar.

SADIKU- Armando Sadiku është sulmuesi që ende luan dhe ka shënuar më shumë gola jashtë Shqipërisë. 32vjeçari aktivizohe­t në Indi, ndërsa i numërohen 145 gola gjithsej, gjatë aventurave në Zvicër, Poloni, Spanjë, Turqi, Bolivi dhe së fundmi në kampionati­n indian.

UZUNI- Në moshën 28vjeçare Myrto Uzuni ka arritur kuotën e 97 golave jashtë Shqipërisë, me beratasin që ka luajtur në Kroaci, Hungari dhe Spanjë, ku është edhe pjesë e Grandadës në La Liga.

CIKALLESHI- Vetëm 3 gola pas Uzunit, është Sokol Cikalleshi që u katapultua nga kampionati shqiptar në Korenë e Jugut, u rikthye në Superiore dhe më pas vazhdoi karrierën në Kroaci dhe Turqi, ku luan ende për Koniaspori­n në moshën 33-vjeçare. Ka kaluar edhe një sezon si huazim në Arabinë Saudite.

BALAJ- Bekimi ka 70 gola mbi supe jashtë Shqipërisë, edhe pse aktualisht po kontribuon për ekipin e vendlindje­s. Sulmuesi 33vjeçar po ashtu ka ndërruar disa kampionate ku mund të përmendim: Kroaci, Rusi, Poloni, Çeki dhe Turqi.

MANAJ- Ky është ndoshta viti më i mirë në karrierë për Rei Manajn, pasi po shënon rregullish­t në kampionati­n turk, ndërsa në total ai është në kuotën e 54 golave si pro

fesionist. Një pjesë e tyre janë shënuar në Turqi, Seria A dhe B apo edhe në Ligën e dytë spanjolle.

VRIONI- Pjesë e Nju Inglandit në SHBA, Vrioni është në vendin e katërt nga sulmuesit shqiptarë, teksa ka shënuar në Austri dhe në

Serinë C italiane. Gjithashtu edhe në kampionati­n amerikan. Në total 43 rrjeta.

SEFERI-DAKU- Aktualisht kemi dy sulmues që janë me të njëjtin numër golash, 37 të tillë. Seferi ka tundur rrjetën në Zvicër, Ukrainë dhe së fundmi Emirate. Ndërkohë,

Mirlind Daku i ka shënuar mes Sllovenisë, Kroacisë dhe Rusisë.

BROJA- Në fund është Armando Broja, kjo edhe për moshën e re që sulmuesi ka. 22vjeçari deri tani është në kuotën e 23 golave dhe i ka shënuar në Holandë dhe Angli.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania