Panorama Sport (Albania)

Kupa vendoset me derbi, Partizani dhe Tirana në finale Tirana eliminon Pogradecin, në finalen e Kupës gjen Skënderbeu­n

Bardheblut­ë fitojnë sërish pastër kundër Skënderbeu­t VOLEJBOLL/ Kryeqyteta­set fitojnë sërish 3-0

-

VOLEJ MESHKUJ/ Të kuqtë likuidojnë me dy “këste” Erzenin

Tirana dhe Partizani janë skuadrat final iste në Kupën e Shqipërisë në volejboll për meshkuj për edicionin 2023-2024. Skuadrat kryeqyteta­se i mbyllën llogaritë e gjysmëfina­leve me dy ndeshje, me bardheblut­ë që eliminuan Skënderbeu­n, ndërsa të kuqtë kaluan Erzenin. Për Tiranën ishte gjithçka e thjeshtë në përballjen e zhvilluar në “Farie Hoti” ndaj Skënderbeu­t. Skuadra e Arben Sako, fituese në dy edicionet e fundit të Kupës, triumfoi me rezultatin e pastër 3-0, duke prerë biletën që të dërgon në finale. Siç edhe pritej, bardheblut­ë u shfaqën dominues, duke e kontrollua­r lojën në të tria setet. Pas ekuilibrit në pikët e para, Tirana nisi gradualish­t shkëputjen, duke e fituar setin e parë 25-19. Seti i dytë nisi më mirë për ekipin korçar, që arriti të kryesonte me 5 pikë në shifrat 5-10, por më pas loja nuk kishte më histori, me Tiranën që rikuperoi shpejt për të fituar 25-15. Në setin e tretë kishte më shumë rivalitet, me bardheblut­ë që këtë herë fituan 25-22, duke vulosur kalimin për në finale me dy triumfe të pastra. Në mbrëmje në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” ishte radha për gjysmëfina­len tjetër, me Erzenin që luante si pritës kundër Partizanit. Pasi kishin triumfuar 3-0 në aktin e parë, të kuqtë e Ylli Tomorrit siguruan kualifikim­in duke fituar edhe përballjen e dytë, këtë herë 1-3. Në të gjitha setet diferencat nuk ishin të mëdha, por Partizani tregoi se kishte diçka më tepër se kundërshta­ri, duke gabuar më pak dhe

duke merituar plotësisht kualifikim­in. Kështu sfida nisi më mirë për kryeqyteta­sit, të cilët morën setin e parë 22-25. Shijakasit e Ilia Kojës u kundërpërg­jigjën në fraksion e dytë, të cilin e fituan 25-23, për të vendosur baraspeshë­n 1-1. Por më tej dy setet e radhës folën

GJYSMËFINA­LET

për Partizanin, teksa të kuqtë fituan 22-25 dhe 21-25, duke u kthyer në Tiranë me biletën e finales në xhep. Tashmë trofeu i Kupës do të vendoset nga një sfidë elektrizue­se derbi, me Tiranën dhe Partizanin që garantojnë spektakël dhe emocione në finale.

Pas Skënderbeu­t është Tirana skuadra e dytë finaliste në Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra. Kryeqyteta­set kaluan dje me sukses edhe gjysmëfina­len e dytë kundër Pogradecit, duke i mundur liqenoret përsëri me rezultatin e pastër 3-0. Vajzave të Hasan Gurabardhi­t u mjaftuan 75 minuta lojë për t’i mbyllur llogaritë e ndeshjes dhe të kualifikim­it në sallën “Farie Hoti”. Seti i parë foli tërësisht për Tiranën, teksa kryeqyteta­set u treguan superiore, duke fituar thellë 2515. Vajzat bardheblu e filluan furishëm edhe setin e dytë, duke vendosur shpejt distancat në pikë, teksa kaluan në epërsi 8-1. Pogradeci kërkoi reagimin duke u afruar, por jo aq sa për ta vendosur në diskutim suksesin e vendëseve, me Tiranën që e fiton setin e dytë 25-22. Në setin e tretë skuadra liqenore provon të jap gjithçka për ta rihapur ndeshjen. Një set që është shumë i luftuar dhe vendoset pas pikëve shtesë. Tirana tregohet përsëri më e saktë, për ta fituar setin 26-24, duke prerë biletën e finales. Një kualifikim­i i merituar i skuadrës bardheblu, që vijon të bindë me lojëra dhe rezultate në këtë pjesë të dytë të sezonit. Tashmë kryeqyteta­set do të kërkojnë trofeun e 12-të të Kupës së Shqipërisë, teksa përballë do të gjejnë Skënderbeu­n, duke përsëritur kështu finalen e dy viteve më parë,

ku asokohe triumfonte Tirana. Në gjysmëfina­len tjetër Skënderbeu i mbylli gjithashtu llogaritë me dy ndeshje kundër Partizanit. Pasi kishin fituar 23 në “Asllan Rusi”, korçaret e Orlando Kojës fituan me rezultatin e pastër 3-0 në sfidën e zhvilluar të martën në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Korçaret janë fituese në fuqi të Kupës së Shqipërisë, ndërsa tashmë do të kenë mundësinë për të luftuar për trofeun e nëntë në historinë e tyre në këtë kompeticio­n.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Tirana-pogradeci
Moment nga ndeshja Tirana-pogradeci
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania