Panorama Sport (Albania)

Nga Alegri te librat, ja sekretet e Dushanit

Trajneri i beson, e fejuara dhe dieta e kanë qetësuar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nga Frozinone te Frozinone, serbi ka rilindur në 65 ditë

Përqafimi i Alegrit, li brat motivues të Gatit, e fejuara e re dhe në përgjithës­i ekuilibri i gjetur jashtë fushe. Ka shumë elementë që mund të tregojnë rilindjen e Vlahoviçit në 65 ditët e fundit. Sulmuesi serb ka kaluar nga pankina në Frozinone, më 23 dhjetor 2023, “për të gjetur qetësi”, te dopieta e fundit që ka futur në shina ndeshjen e fundit kundër të njëjtit formacion të Di Françeskos, por këtë herë në “Allianz Stadium”. Në mes të dy sfidave me Frozinonen është një transformi­m që nuk shpjegohet vetëm nga 10 golat e shënuar, por mbi të gjitha sepse Dushan më në fund ka kuptuar se duhet të ketë besim te Juventusi për t’u bërë ai që Juventusit ka nevojë. Dhe sot ai është ai qendërsulm­ues tek i cili mund të kapesh fort në momentet e vështirësi­së, siç ka ndodhur në periudhën e fundit.

PUNA E MAKSIT – Momenti kyç në fushë duhet kërkuar në mbrëmjen e Juventus-roma: Në momentin që e thërret në stol, ai përqafim i Alegrit ndaj serbit, i cili as nuk kishte shënuar në atë takim, përmbledh të gjithë dashamirës­inë dhe besimin e faktit se më në fund Dushan është bërë një lojtar skuadre, ku në atë rast, në vend të golit ofroi asistin e golit të fitores të shënuar nga Rabio. Në atë moment në kokën e Vlahoviçit u ndez diçka, e cila shkatërroi të gjitha mendimet e këqija të verës (ato të një shkëmbimi me Lukakun) dhe menjëherë ai nisi që të ndihet shumë më i rëndësishë­m për skuadrën dhe për trajnerin. Në gjetjen e ekuilibrit ishte i rëndësishë­m Alegri, i cili që nga vera e kaluar i ka kërkuar gjithmonë që të sakrifikoh­et më shumë për skuadrën, duke kuruar njëkohësis­ht më mirë edhe në fazën e të lëvizurit pa top në fushë. Serbi e mori mesazhin dhe bëri atë që duhet, duke gjetur edhe kthjelltës­inë në të bërit detyrat në të dyja fazat e lojës.

DASHURIA, DIETA DHE LIBRAT - Por çfarë është më e rëndësishm­ja, Dushan Vlahoviç duket se e ka gjetur besimin edhe jashtë fushës. Të qenit i qetë dhe në harmoni larg fushës së futbollit është një aspekt thelbësor, por padyshim edhe ndryshimet e bëra në këtë kontekst kanë sjellë përfitime edhe në aspektin e lojës. Pikësëpari ai ka ndryshuar dietën, mënyrën e

të ushqyerit, por në të njëjtën kohë, pjesën tjetër ia plotëson e fejuara e re, modelja serbe, Vanja Bogdanoviç, e cila ia ka mbushur zemrën, por edhe energjitë në “serbator”. Dhe mbase për këtë arsye DV9 nuk ka dëshirë që të ndalet. Përkundraz­i, ai është gati që të lexojë edhe librin e radhës që do t’i dhurojë shoku i tij i

ngushë, Federiko Gati. Mbrojtësi i Juventusit është shumë i dhënë pas librave motivues dhe këtë gjë ka vendosur që t’ia transmetoj­ë edhe kolegut të tij, ku i fundit që i ka bërë dhuratë dhe Vlahoviç po lexon është: “Si të marrësh më të mirën nga vetja dhe nga të tjerët”, i Entoni Robins. Edhe këtë me siguri Vlahoviç

do ta “gllabërojë”, njësoj siç ka bërë me të fundit, “I paepuri” i Tim Grover. Një tjetër aspekt është edhe stërvitje dhe jo vetëm ajo në orarin e detyruar nga klubi dhe trajneri Alegri, por prej kohësh Vlahoviç nuk nguron që të postojë veten në palestër, edhe në momentet dhe ditët e pushimit, duke treguar se ai ka vendosur që të kurojë çdo qelizë të trupit deri në detaj dhe të jetë i përgatitur për gjithçka. Sepse ai tashmë e kupton që Juventusi ka nevojë për të, por mesa duket edhe ai për Juventusin. Fundja, Vlahoviç e di mirë se është në një klub të madh dhe tani po e kupton përgjegjës­inë e bluzës që vesh dhe asaj që duhet të mbajë, por në të njëjtën kohë e kupton se ka ardhur koha për t’u rritur e pjekur përfundimi­sht, nëse kërkon që të bëjë një karrierë të rëndësishm­e, siç e kërkojnë edhe pritshmëri­të ndaj tij, apo edhe shuma prej 80 milionë eurosh që Juventusi shpenzoi për të, në janar 2022.

 ?? ?? Dushan Vlahoviç, me të fejuarën e tij modele, Vanja Bogdanoviç
Dushan Vlahoviç, me të fejuarën e tij modele, Vanja Bogdanoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania