Panorama Sport (Albania)

Vjen “OK” i parë, serbi gati të rinovojë për 2 vite me 12 milionë

24-vjeçari takoi dje me menaxherin drejtuesit bardhezi

-

Dushan Vlahoviç është një vlerë e shtuar te Juventusi, duke qenë se cilësitë e tij nuk janë vënë kurrë në dyshim, por ndërkohë këtë vazhdimësi dhe rendimenti­n që ka pasur në vitin 2024, konfirmon atë për të cilën drejtuesit shpenzuan një shifër të frikshme vetëm 2 vite më parë. Siç është përfolur prej kohësh, Dushan dhe “Zonja e Vjetër” janë në tentativa për të rinovuar, por më në fund, dje ka qenë dita e parë e madhe dhe e rëndësishm­e për të bërë realitet këtë gjë. 24-vjeçari është arritur nga agjenti i tij, Darko Ristiç, në Torino dhe së bashku dje kanë pasur një takim të parë me drejtorin sportiv, Kristiano Xhuntoli, ku janë hedhur bazat e akordit për zgjatjen e kontratës. Marrëveshj­a

aktuale skadon në 30 qershor 2026, por ideja është ajo që kjo të zgjatet deri në verën e vitit 2028 dhe me serbin që do të kalojë nga 7.5 milionë eurot plus bonuse, te 12 milionët në sezon, në vitin e fundit të kontratës. Edhe pse te “Zonja e Vjetër” janë gati që të bëjnë këtë sakrificë, ata duan edhe pak mirëkuptim nga ana e Dushan Vlahoviçit, në mënyrë që rritja e pagës të nisë nga vitit 2026 e në vazhdim. E thënë ndryshe, edhe sezonin e ardhshëm, pas hedhjes së firmave, bomberi të fitojë të njëjtën pagë, por me rikthimin e Juves në Champions dhe afrimin e shumë milionave nga ky kompeticio­n, të cilat do të qetësojnë disi gjendjen ekonomike në Torino, Vlahoviç të nisë të shijojë rritjen e tij ekonomike nga sezoni 2026-2027. Dhe biseda e parë dha qenë më shumë sesa pozitive, nënvizon “Gazzetta dello Sport”, me DV9 që ka dhënë Ok-in e parë për vazhdimin e bisedimeve për kontratën e re, e cila pritet që ta blindojë në Torino edhe për të paktën tri sezone të ardhshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania