Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ZOMER 6- Spektator pa biletë. Një tjetër ndeshje pa punë dhe pa pësuar gol. Nuk është më rastësi. Me mbrojtjen që ka përpara e bën jetën të qetë.

PAVAR 6,5- Gabon pasimin që solli golin e anuluar të De Kejtelar, por pastaj është i pakalueshë­m duke pasur të gjithë krahun nën kontroll.

DE VRAJ 6,5- Fëmijë, mësoni nga një mbrojtës i tillë. I qetë, i kujdesshëm dhe vrastar, në kuptimin mbrojtës. Ndeshje encikloped­ike nga “ministri i mbrojtjes”.

BASTONI 6- Mirë në lëvizjet sulmuese, mirë edhe mbrojtje. I erdhi në ndihmë VAR-I edhe atij në golin e Atalantës. Për pjesën e mbetur nuk bën gabime.

DARMIAN 6,5- Ndeshja e radhës e kompletuar që këtë herë plotësohet edhe me golin e parë që nis festën zikaltër. Pak minuta më vonë shpërdoron edhe golin e dytë. Largohet për kartonin e verdhë (Nga 46’ Dumfris 6- Futet me grintë dhe dëshirë në lojë).

BARELA 6,5- Depërtime, pasime të gjata dhe rikpuerime. Bën gjithçka ky lojtar. Tani nuk përbën më lajm. Performanc­ë e niveleve të larta.

ASLLANI 6,5- Nuk është Çalhanoglu, por në regji nuk stonon. Dikton kohën e lojës. Ka personalit­et për të shoqëruar aksionet sulmuese. Nuk kalon në panik edhe pse Atalanta kërkon t’ia rrëmbejë topin nga këmbët.

MKITARIAN 6,5- Nuk është i shkëlqyer si gjithmonë, por solid dhe konkret. Vështirë të gabojë diçka: Karakteris­tikë e rëndësishm­e në një ndeshje ku Atalanta bëri presing asfiksues. ( Nga 62’ Fratezi 6,5- Futet dhe shënon si me Leçen. Asisti i Sançezit, ashtu si me Leçen. Por largohet i dëmtuar). (Nga 72’ Klasen- I orientuar)

DIMARKO 6,5- I saktë në “binarin” e majtë dhe kur duhet të shënojë pas penalltisë korrigjon menjëherë gabimin e Lautaros. (Nga 68’ Karlos Augusto 6Futet kur ndeshja ka mbaruar, por e merr krahun disa herë duke dhënë krosime të rrezikshme).

LAUTARO 7,5- I hap dyert e avantazhit Darmianit me një pasim prej fantazisti për Mkitariani­n. Godet traversën fluturimth­i nga larg, pastaj shënon një supergol me të majtën. Çfarë t’i kërkojmë më shumë? Lojtar fenomenal, më i miri i kampionati­t. Mëkat për penalltinë e humbur. ( Nga 68’ Sançez 6- Asist perfekt për Fratezin)

ARNAUTOVIÇ 6- Notën e mjaftueshm­ërisë e meriton plotësisht. Shumë punë për skuadrën me topat e prekur në kohën e duhur.

TRAJNERI INZAGI 7,5- Trajner fantastik nën drejtimin e një skuadre fantastike. Tani luan me symbyllur. Pas 25 minutash të mira të Atalantës dalin në skenë zikaltrit dhe praktikish­t nuk ka më ndeshje. Nëse nuk ndodhin çudira, titulli ka përfunduar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania