Panorama Sport (Albania)

Inzagi: Ju tregoj si e shpika golin e Dimarkos

“I thashë të qëndronte larg, para 1 muaji ishim sa Juvja”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Trajneri: Po e shijoj këtë skuadër, dua të rinovoj

Simone Inzagi është duke e shijuar mo mentin, por të gjithëve ju kujton se përpara 1 muaji ishin thuajse me pikë të barabarta me Juventusin.

Gjëja që na befason më shumë është fakti që Interi nuk ndalet kurrë edhe kur fiton 4- 0? Si e motivon skuadrën?

Djemtë u treguan të zotët. Në 15 minutat e para, Atalanta po bënte presing shumë dhe duhet të sistemohes­him mirë në fushë. Nuk patëm qasjen e duhur si gjithmonë, por menjëherë morëm kontrollin e lojës dhe shënuam gol. Pastaj një traversë dhe dyfishimi. U thashë djemve të vazhdonin në këtë mënyrë edhe në pjesën e dytë.

Dimarko ju dedikoi golin e tretë. Çfarë ndodhi?

Ndërkohë që pritej vendimi për penalltinë, i thashë që të qëndronte shumë i hapur jashtë zone, madje t’ia komunikont­e edhe Dumfrisit. Lojtarët anësorë mund të na ndihmojnë në këto trajektore. Bravo që u fut në kohën e duhur për të shënuar një gol të rëndësishë­m.

E bën edhe kur godet Çalhanoglu?

Gjithmonë. Edhe kundër Veronës arriti ai përpara lojtarit kundërshta­r. Kemi filluar të përmirësoh­emi edhe në këto detaje.

Je duke e shijuar këtë Inter apo i sheh objektivat larg dhe nuk ka kohë për festë?

Është e kot ta fsheh. Skuadra po luan mirë dhe prej 2 vitesh e gjysmë po e shijoj këtë aventurë. Kam fituar kupa dhe kam marrë kënaqësi me tifozët. Por di që në 28 janar ishim thuajse me pikë të barabarta me Juventusin. Për 1 muaj kemi krijuar këtë distancë. Ishim të zotët dhe merituam në fushë gjithçka. Tani duhet të qëndrojmë të fokusuar.

Keni ndjesinë që keni një skuadër pa konkurrenc­ë?

Kam një skuadër që pavarësish­t se ndryshojnë lojtarët ka idetë e saj. Kjo është kënaqësia më e madhe. Për mua është shumë e vështirë që të bëj formacioni­n. Dumfris ishte shumë mirë ndaj Leçes dhe ndoshta meritonte të luante titullar këtë herë. Darmian ka 2 muaj e gjysmë që nuk gabon asnjë top. Bëri një pjesë të parë të shkëlqyer. Kam djem fantastik që më japin gjithçka për 10, 20 apo 90 minuta.

Mendon edhe ti si Marota për rinovimin?

Unë jam shumë mirë këtu, me këta lojtarë, me drejtuesit dhe tifozët. Kam edhe 3 muaj ku duhet ta kem përqendrim­in në maksimum. Gjë tjetër nuk më intereson. Pastaj do të flasim me drejtuesit.

Bastoni ka ndryshuar shumë.

Ndoshta ka gabuar vetëm 1 nga 125 ndeshje. Ka një inteligjen­cë të frikshme dhe duhet të vazhdojë kështu. Mungon të hënën, por do të rikthehet me pak pushim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania