Panorama Sport (Albania)

Kumbulla kthehet në fushë, Amir Rrahmani i prish ditën

Mbrojtësi kuqezi luan disa minuta pas 10 muajsh

-

Është rikthyer Marash Kumbulla, por është rikthyer edhe Napoli. Në derbin e shqiptarëv­e triumfon Amir Rrahmani me Napolin e tij që shënon edhe një gol të rëndësishë­m. Ndoshta është shumë vonë, sepse distanca me zonën Champions është e madhe, por skuadra do të provojë deri në fund. Jo vetëm për rezultatin 6-1 në shtëpinë e Sasuolos, por mbi të gjitha për lojën argëtuese dhe dominuese. Dukej si Napoli që fitoi titullin kampion. U rikthye Osimhen me tripletë golash dhe asist, u rikthye edhe Kvaratshke­lia me dopietë dhe asist. Me binjakët e golave që rigjetën buzëqeshje­n, ndoshta Kalcona do të tentojë deri në fund të ëndërrojë Europën që vlen. Trajneri i tretë i sezonit e ka transformu­ar skuadrën për një javë duke rigjetur automatizm­at e vjetër, argëtimin dhe gjeometrin­ë. Dhe të dielën në stadiumin “Maradona” do të vijë Juventusi, në një provë tjetër force për të dyja skuadrat. ILUZION SASUOLO- Pas shkarkimit të Dionizit u mendua se ekipi do të reagonte dhe në fakt e nisi ndeshjen mjaft mirë. Pas 17 minutash lojë, Raçiç arriti që të kalonte në avantazh ekipin, por ishte shumë pak. Lajmi pozitiv në radhët e Sasuolos dhe për Kombëtaren shqiptare ishte rikthimi në fushën e lojës për Marash Kumbullën. I huazuar nga Roma, ai u fut në lojë në minutën e 77-të, kur praktikish­t sfida kishte përfunduar. Sfidën e fundit në Serinë A e kishte luajtur në prillin e vitit të kaluar dhe qëndroi jashtë për një dëmtim në gju. Bajrami gjithashtu ishte titullar, por nuk la gjurmë dhe u zëvendësua. GOLEADA- Protagonis­t në sfidë u bë Amir Rrahmani që arriti të realizonte golin e barazimit pas një qarkullimi të dendur të to

pit nga napolitanë­t. Goditja e tij rezultoi vendimtare. Më pas Napoli arriti që të argëtohej dhe t’i “çante” rrjetën Sasuolos me 3 golat e Osimhen dhe 2 të Kvaras. Një moment interesant ishte rrjeta e çarë e portës së Sasuolos që u rregullua nga portieri dhe sulmuesi i Napolit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania