Panorama Sport (Albania)

Kupa FA nuk njeh blof, çerekfinal­e Junajtid-liverpul

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Adoleshent­i Ljuis Ku mas shënoi në de butimin e tij dhe shoku i tij 18-vjeçar Xhejdën Dens shënoi dy herë pasi hyri nga stoli ndërsa Liverpuli mundi Sauthempto­nin, duke siguruar takimin në çerekfinal­en e Kupës FA kundër rivalëve të Junajtid në mars. Me shumë lëndime në skuadën e parë, trajneri Jyrgen Klop emëroi gjashtë lojtarë të moshës 21 vjeç ose më të rinj në formacioni­n e tij titullar dhe, ashtu si në finalen e Kupës Karabao të së dielës, të rinjtë nuk e lanë atë në baltë. Sauthempto­ni pati një mori rastesh në pjesën e parë, por pasi nuk arriti t'i shfrytëzon­te ato, ata u ndëshkuan kur Kumas mori pasimin e Bobi Klarkut dhe gjeti këndin e poshtëm në fund të pjesës së parë. Miqtë patën mundësi të tjera për të barazuar në pjesën e dytë, por shpërdorua­n para portës. Ata u detyruan të paguanin për to, pasi Dens hyri në vend të Kumas, duke regjistrua­r vetëm ndeshjen e tij të tretë për Liverpulin dhe ndoqi pasimin e Eliotit duke finalizuar një gol të mrekullues­hëm përpara tribunës "Kop". Por djaloshi i akademisë do të godiste sërish pasi pritja e Lumlej pas goditjes së Bredlit e dërgoi topin në rrugën e tij. Liverpuli mbetet në garë për të fituar katër trofetë historikë këtë sezon, por më parë duhet të kalojë pengesën në "Old Trafford".

"DJAJTË" - Mançester Junajtid rezervoi një çerekfinal­e të Kupës FA kundër rivalëve të vjetër të Liverpulit në "Old Trafford" muajin e ardhshëm, falë fitores së vulosur nga Kasemiro në minutën e 89- të kundër Notingem Forestit. Braziliani depërtoi në goditjen e dënimit të Bruno Fernandesh­it, megjithëse goli u konfirmua vetëm pas një kontrolli të gjatë të VAR. Në fushën ku ai fitoi në dramatikis­ht një ndeshje të raundit të tretë të Kupës FA, duke shpëtuar stolin e tij në 1990, Sër Aleks Ferguson u ul pranë drejtorit të ri të "djajve", Sër Dejv Breilsford, ndërsa trajneri aktual Erik ten Hag ruajti mundësinë e tij të vetme të mbetur për të fituar një trofe në sezonin e tij të dytë në Mançester. Miqtë fituan një ndeshje që dukej e destinuar për të shkuar te penalltitë, por humbën një sërë shansesh të shkëlqyera për të shënuar. Megjithatë, goli i pestë i Kasemiros këtë sezon mjaftoi për të prerë biletën dhe siguruar një finale të parakohshm­e ndaj rivalëve të Jyrgen Klopit.

FITON ÇELSI - Konor

Gallager shënoi golin e fitores në minutën e fundit teksa Çelsi rrëmbeu një fitore dramatike ndaj Lidsit për t'i kualifikua­r në çerekfinal­et e Kupës FA. Kur dukej se po shkohej drejt një barazimi dhe kohës shtesë në "Stamford Bridge", mesfushori i bluve u gjend i lirë në zonë, duke mposhtur portierin Meslier. Fitorja mban gjallë shpresat e bluve për të fituar një trofe, pas humbjes në finale n e K upë s K ar ab ao kundër Liverpulit të dielën. Skuadra e Mauricio Poçetinos do të kthehet në "Uembli" për gjysmëfina­let e FA nëse fiton në shtëpi kundër liderit të Championsh­ip- it, Lestërit, në çerekfinal­et e marsit. Xhozef kaloi Lidsin në avantazh në 8', por londinezët përmbysën me Xhekson dhe Mudrik në pjesën e parë. Xhozef barazoi në 59', de ri në golin e Gallagerit në 90'.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania