Panorama Sport (Albania)

"Magjistari" De Bryjne: Gati për derbin

-

Kevin De Bryjne thotë se edhe ai e ka befasuar veten duke u rikthyer nga operacioni në muskujt e pasmë të kofshës në një formë të tillë dhe ka vijuar telepatinë me Erling Halandin. Mesfushori belg asistoi 4 nga 5 golat e Halandit në fitoren e tyre në Kupën FA ndaj Lutonit të martën, duke paralajmër­uar rivalët e Junajtid përpara derbit të kësaj të diele në Premier Ligë. De Bryjne ka dhënë 12 asiste këtë sezon pavarësish­t se humbi 6 muajt e parë për shkak të dëmtimit të rëndë. Ai u tha mediave pas ndeshjes: "Nuk u shqetësova (për dëmtimin e tij në kofshë), por nuk prisja të kthehesha në këtë mënyrë, të jem i sinqertë. Ishte një nga ato ndeshje ku t'i gjendesh në shumë situata një kundra një dhe ka shumë hapësirë. Nëse mund të gjeni këndet e duhura, ju krijoni shumë raste. Ne gjetëm një mënyrë për t'i lënduar ata dhe Erling shënoi golat kështu që ishte diçka e bukur. Nëse luani shpejt, është shumë e vështirë për ta dhe ka më shumë hapësirë. Ndihem mirë. Vetëm kundër Brentfordi­t isha pak i lodhur dhe pata një goditje në kofshën tjetër. Doja të sigurohesh­a që nuk e rrezikoja këtë ndeshje, por ndihem mirë dhe shpresoj ta ruaj formën. Në një farë mënyre, përpiqem të kujdesem për veten, por edhe të marr vendime. Që kur u ktheva pas operacioni­t gjithçka ka qenë e shkëlqyer, kështu që jam shumë i lumtur për këtë. Por e di nëse nuk luani për 6 muaj dhe ktheheni, do të keni ngacmime kudo tjetër. Është normale. Siti ka një muaj mars përcaktues të sezonit, ku do të përballen në derbin me Junajtid në "Etihad" të dielën, pastaj është Kopenhagen­i në Champions dhe Liverpuli, Brajtoni, Arsenali dhe Aston Vila në Premier Ligë. Edhe çerekfinal­et e Kupës FA do të luhen në mes të marsit". Për derbin ai shtoi: "Po bëjmë mirë, d uke f itu a r shumicë n e ndeshjeve. Është e vështirë sepse çdo kundërshta­r jep diçka tjetër. Bornmëthi dhe Lutoni luajnë trup më trup dhe Kopenhagen­i qëndron më afër gjithashtu. Është ende një derbi dhe e di që ndonjëherë ata bëjnë mirë kur kanë pasur vësh tirësi d h e n e d o të përpiqemi të bëjmë një paraqitje të mirë të dielën".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania