Panorama Sport (Albania)

Balaj shënjestro­n Tiranën: Vllaznia e mund me tifozët

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka një përball je të vështirë, por edhe me rëndësi këtë javë ndaj një tjetër kundërshta­ri direkt siç është Tirana. Këtë e ka theksuar edhe vetë kapiteni kuqeblu, Bekim Balaj. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai është shfqur optimist se Vllaznia do të dijë të dalë fituese edhe nga kjo përballje, duke bërë edhe një hap tjetër të sigurt drejt katërshes së parë. Sulmuesi është i bindur se kuqeblutë i kanë të gjitha mundësitë për të dalë fitues nga përballja e së shtunës ndaj Tiranës, duke lënë pas me disa pikë edhe një kundërshta­r direkt për luftën drejt katërshes.

Një fitore me shumë vlera ndaj Dinamos, që duket se ju la të punonit më qetë para Tiranës?

Normalisht që ishte një fitore me shumë vlerë ndaj Dinamos që me paraqitjet e fundit mendoj se është një ekip serioz për katërshen e parë. Normalisht, fitorja na ka lënë të qetë gjatë kësaj jave për të përgatitur sa më mirë ndeshjen ndaj Tiranës.

Një fitore që ju afron shume për një vend në katërshe?

Trepikëshi ndaj Dinamos na krijoi mundësinë të jemi në vendin e dytë, por edhe që na krijoi një distancë të konsiderue­shme ndaj Dinamos e Tiranës që janë ndër ato ekipe që pretendojn­ë për katërshen e parë.

Cila tani është skuadra që ju duhet t'i "trembeni", më shumë në këto javë?

Ne kemi luajtur me të gjitha ekipet. I vlerësoj maksimalis­ht, por them se nuk ka ekip që duhet t'i trembemi. Normalisht që ekipe si Egnatia, Partizani, Tirana e po ashtu edhe Dinamo kanë ekipe shumë të mira dhe që

do të jenë pretendent­e deri në fund. Ne duhet që të shohim vetëm veten dhe të marrim rezultate pozitive.

Dhjetë rezultate pozitive në kampionat tregon se te Vllaznia ka një ndryshim rrënjësor. Çfarë ka ndryshuar?

Normalisht që këto rezultate pozitive kanë rritur besimin dhe entuziazmi­n në skuadër. Siç e thashë duhet marrë ndeshjet një nga një, pasi të gjitha kanë vlerat e tre pikëve. Kjo situatë pozitive është krijuar javë pas jave. Ne kemi vlerësuar maksimalis­ht çdo ndeshje. Këtë do të bëjmë javë pas jave, por tani vëmendja është te takimi me Tiranën.

Të shtunën ndaj Tiranës, do të kërkohet fitorja e radhës apo edhe një pikë mund të jetë pozitive në këto momente?

Normalisht ndaj Tiranës përqendrim­i është maksimal.

Në Shkodër çdo ndeshje ndaj Tiranës është vlerësuar maksimalis­ht. E tillë do të jetë edhe kjo përballje. Tiranë është një kundërshta­rë i përhershëm dhe direkt për katërshen e parë kështu që një fitore do të ishte shumë e vlefshme, por gjithsesi dhe me mbështetje­n e tifozëve dhe me një vlerësim maksimal që i kemi bërë kësaj ndeshje do të kërkojmë që të bëjmë më të mirën dhe ta fitojmë këtë takim.

Vllaznia me mbrojtjen më të mirë, shpresoni që do të vijoni sërish kështu edhe ndaj Tiranës?

Normalisht po. Këtë e kemi treguar me paraqitjet tona. Mendoj se ekipi ka bërë mirë si në mbrojtje dhe në sulm. Dhe këtë ndeshje ndaj Tiranës ne do të mendojmë jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm si një skuadër dhe të kërkojmë që jo vetëm të mos pësojmë, por edhe të shënojmë sa më shumë.

Pritet sërish një gol i juaji edhe në këtë takim ndaj bardhebluv­e?

Dëshira është shumë e madhe për të shënuar, jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në ndeshjet e tjera. Ndoshta në këtë ndeshje pak rëndësi ka se kush shënon, por të shënojmë dhe të marrim tre pikëshin.

Apeli juaj për tifozërinë, pasi në të tilla takime ato kanë treguar se janë vendimtarë?

Me paraqitjet që kemi bërë nga ndeshja në ndeshje ne kemi kthyer edhe besimin tek tifozët tanë, por edhe gjithë Shkodrës që jeton me ne. Paraqitja që kemi bërë nga ndeshja në ndeshje ka bërë që edhe tifozët të jenë më pranë. Por në ndeshje të tilla tifozëria nuk ka nevojë për apel. Ne presim një stadium të mbushur që do të na japin një shtysë edhe më të madhe për të fituar këtë ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania