Panorama Sport (Albania)

Shehi: E prisja startin e vështirë, mundim Kukësin

“Të nisim një seri fitoresh, dëmtimet jo justifikim për ne”

- DENIS LALA

Trajneri i Partizanit: Ka “pengesa” kur vjen në mes të sezonit

Partizani kërkon të kthehet te fitorja sot ndaj Kukësit në orën 17: 00 në stadiumin “Arena e Demave”. Para kësaj sfide, për mediat si zakonisht ka folur trajneri i kampionëve në fuqi, Orges Shehi. Durrsaku shprehet për startin me të kuqtë, ku deklaron se e priste të ishte i vështirë. Në lidhje me Kukësin, Shehi shprehet se kjo ndeshje duhet vlerësuar si të luhej ndaj një rivali direkt.

Gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën më të mirë. Mungesat janë arsyeja e vetme e këtij “ngërçi”?

Është e vërtetë që ne nuk kemi marrë rezultatet që kërkonim të merrnim. Edhe pse janë katër fitore dhe dy janë në Kupë, unë mendoj se fitorja mbetet e tillë. Kërkojmë që të kemi vazhdimësi. Sa i përket mungesave, nuk dua t’i prek fare, sepse do të ishte një tentativë për të gjetur alibi. Nuk kërkojmë ta përdorim këtë pjesën e mungesave. Sigurisht që janë prezente kudo, edhe pse ndonjëherë mungojnë edhe lojtarë të rëndësishë­m, dikush për dëmtime e një tjetër prej kartonëve. Jemi të vetëdijshë­m që nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por kërkojmë të shohim përpara dhe në këtë proces duhet të rritemi, të përmirësoh­emi. Nuk është e lehtë dhe duhet koha e mjaftueshm­e. Duhet lënë pas krahëve, të mos fokusohemi tek ajo që ka kaluar, por tek ajo që do të vijë.

Ndesheni me Kukësin, të cilin e keni mposhtur në Kupë. Parashikon­i të njëjtën ndeshje në kampionat?

Është i njëjti kundërshta­r, janë dy kompeticio­ne të ndryshme. Kupa ka specifikë tjetër, por që të shkojmë atje duhen edhe disa ditë. Të fokusohemi te kampionati, që është thelbësore. Kukësi nuk duhet fokusuar nga renditja që ka, por nga fakti që vlen tri pikë, që janë të rëndësishm­e për ne. Duhet vlerësuar në maksimum, pastaj Kupa ka specifikë tjetër, duke pasur parasysh se një ndeshje është luajtur. E dimë se do të jetë e vështirë, sepse të dyja ekipet kanë objektivat e veta.

Mendoni se kalendari ju jep një “dorë” që të nisni një seri fitoresh në këto ndeshje me Kukësin dhe

Erzenin?

Gjatë kësaj periudhe me skuadrat pranë nesh në renditje, kemi arritur përballje pozitive në tërësi, ndërsa me ekipet poshtë nesh kemi pasur problemati­ka. Prandaj them që nuk duhet vlerësuar nga pozicioni, por pikërisht nga kjo eksperienc­ë jo e mirë e jona. Për vazhdimësi­në duhet vlerësim maksimal, sepse në futboll ka skuadra të lehta, që bëhen shumë të vështira në fushë. Ta trajtojmë me idenë sikur po luajmë me skuadër pretendent­e. Të marrim tri pikët, sidomos pas një eksperienc­e jo të mirë

që morëm javën e kaluar.

E prisnit që të niste kështu aventura në pankinën e Partizanit?

Aventura në çdo klub ku shkon nuk është e lehtë, sidomos kur vjen në gjysmën e kampionati­t, sepse, e para do të njohësh karakteret e lojtarëve, e dyta është ndryshimi i sistemit të lojës. Ka vështirësi­të e veta. Nuk mendoj se ka një trajner që ka bërë mirë në vazhdimësi akoma pa u njohur mentalitet­i dhe mënyra e tij e lojës. E nisëm mirë, faza përgatitor­e shkoi mirë dhe ndeshjen me Teutën e fituam. Pastaj po të

shohësh ndeshjet që nuk kemi fituar, kanë qenë vendimtare disa detaje. Pikërisht te kjo ne duhet të ngulmojmë sa më shumë për të forcuar mentalitet­in dhe vlerësimin e situatave. Sepse situata që duken të lehta në moment, atëherë ta bëjnë shumë të vështirë vazhdimësi­në. Çdo trajner ka vështirësi­të e veta kur shkon në një klub. Është një proces i pashmangsh­ëm dhe ne duhet të ngulmojmë të marrim atë që kërkojmë të jemi. Vështirësi­të diheshin dhe janë të pranishme jo vetëm tek unë, por te të gjithë trajnerët që

shkojnë në mes të sezonit për herë të parë në një klub dhe përballen me lojtarë, që ndryshe kanë luajtur dhe ndryshe kërkon ti të luajnë. E rëndësishm­e është që lojtarët kanë dëshirën. Nuk është ideja që nuk po shkojmë mirë dhe të godasim lojtarët. Ata janë psikologji­kisht të fortë dhe kjo e bën më të lehtë në vijim.

Mbetet vendi i parë një objektiv për ju?

Objektivi ynë primar dhe i vetëm është ndeshja e nesërme (sotme).

Ju vjen ndopak keq prej faktit se ardhja juaj këtu u

shty dhe e morët skuadrën pas një serie rezultates­h jo pozitive?

Nuk e di sesi mund të ishte situata. Kur shkon nga një klub te tjetri duhet të mbyllësh dokumentac­ionin me klubin që ke qenë. Në momentin që kjo ndodhi, vij në një klub tjetër, ku vështirësi­të e fillimisht janë evidente dhe të pashmangsh­me. Gradualish­t mendoj se do të kemi një progres, sepse shoh përkushtim te lojtarët, mërzitje kur nuk marrin rezultat. Kjo është shumë thelbësore në futboll, ku thuhet: “Humbjen pranoje, por mos

e duro”. Mezi duhet të presësh të vijë ndeshja e radhës. Duke parë pozitivite­tin që lojtarët kërkojnë të përcjellin te ndeshja e radhës, është një faktor plus për të gjithë.

Çfarë mendoni se ndikoi që nuk arritët të krijoni një seri fitoresh pas derbit?

Derbi është një ndeshje me rëndësi të veçantë sesi e përgatit dhe çfarë rezultati merr. Unë mendoj se kemi kaluar një javë të ngarkuar nga ana fizike, sepse kemi luajtur çdo tri ditë. Pas derbit për fat të keq kemi pasur edhe dy dëmtime që na shqetësojn­ë shumë. Kemi humbur Skukën dhe Mensahun në ndeshjen e fundit. Pas derbit fituam në Kukës dhe në Korçë nuk është se lojtarët nuk u përpoqën, por kur vendos një episod dhe në vazhdimësi­në e ndeshjes nuk arrin të lirohesh, ndikon në ngarkesën e skuadrës dhe krijon paqartësi. Shpresojmë që nesër (sot) të kthehemi te fitorja.

Si është situata aktuale, sa i përket dëmtimeve dhe mungesave?

Rikthime kemi Tedin (Cara) dhe Magetin. Maget ka pasur një gjendje jo të

mirë shëndetëso­re dhe mungoi me Skënderbeu­n. Humbëm Rrapajn për shkak kartonësh, gjithashtu edhe Mensah, që u dëmtua në minutën e 9-të. Keko ka nisur stërvitjen prej tri ditësh, por do t’i duhet kohë të marrë gjendjen fizike, sepse është jashtë që nga fillimi i janarit. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë. Bintsuka gradualish­t po merr minuta dhe shpresoj të kthehet sa më shpejt në gjendjen më të mirë. Pjesa tjetër e ekipit janë të gatshëm.

Sa herë ka munguar një mes Carës dhe Magetit,

Partizani nuk fituar. Është një rastësi, apo këta lojtarë ndikojnë direkt në lojën e ekipit?

Që të themi se varemi nga dy individë, do të ishte gabim i madh, sepse kemi një grup lojtarësh me cilësi, personalit­et dhe nuk varen nga njëri-tjetri. Padyshim që mungesa e këtyre të dyve deri diku ndihet, sepse janë dy lojtarë kyç të formacioni­t dhe kanë cilësi. Kampionati do t’i ketë këto luhatje, por mendon se është vetëm një koiçidencë ecuria e skuadrës pa Carën dhe Magetin.

Nëse e mbyllni të tretët,

në gjysmëfina­le nuk do t’ju vlente barazimi. Ndiheni në presion prej faktit se duhet me patjetër në jeni të dytët?

Presioni është gjithnjë i pranishëm në futboll, sidomos kur je pjesë e një skuadre të madhe. Unë do të doja që të gjejmë një të mesme sa i përket kësaj. Ne patjetër që kërkojmë më të mirën, që të fitojmë dhe të nisim seri rezultates­h pozitive. Javët po numërohen mbrapsht tashmë dhe në këtë situatë ti kërkon që të marrësh fillimisht këtë ndeshje, pastaj tjetrën. Bëjmë maksimumin

në çdo ndeshje, pastaj të shohim renditjen, sepse edhe kundërshta­rët luajnë futboll. Në fund të bëjmë llogaritë.

Në vitet e shkuara Partizani ka arritur ta mposhtë Kukësin, që ka qenë si ekip “fatsjellës”. E mendoni edhe ndihmën nga fati?

Unë jam “partizan” i shprehjes se fati duhet kombinuar me përpjekje. Nëse nuk përpiqesh të fitosh dyluftimet, të vlerësosh kundërshta­rin dhe situatat në ndeshje, atëherë është e kotë të kërkosh fatin. Të bëjmë fillimisht maksimumin, pastaj t’ia lëmë në dorë fatit.

 ?? ?? Moment nga ndeshja e shkuar Kukësi-partizani 0-1, e luajtur për llogari të Kupës së Shqipërisë
Moment nga ndeshja e shkuar Kukësi-partizani 0-1, e luajtur për llogari të Kupës së Shqipërisë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania