Panorama Sport (Albania)

Katër mungesa dhe dy rikthime, sot pritet një Partizan ndryshe

-

Si gjithnjë në mesditë, Partizani mbylli dje përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, ku do të kërkohet të kthehet me patjetër te fitorja, pas humbjes në Korçë. Trajneri Orges Shehi në këtë ndeshje ka rikthime të rëndësishm­e, por edhe mungesa titullarës­h. Humbja më e dhimbshme është ajo e Arinaldo Rrapajt, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Skënderbeu­t dhe Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me tri ndeshje pezullim. Gjithashtu, Xhuliano Skuka, Alfred Mensah dhe Albers Keko, do ta ndjekin këtë sfidë nga televizori. Dibrani dje u pa të kryente fazën e parë të seancës me ekipin, por do t’i duhen edhe disa ditë për t’u rikthyer. E njëjta gjë vlen edhe për Mensah, teksa as Keko nuk është në gjendjen më të mirë fizike, pasi ka vetëm pak ditë që është kthyer në stërvitje me grupin. Rikthime të rëndësishm­e janë ato të Maget dhe Carës, lojtarë kyç për mënyrën sesi trajneri Shehi e orienton lojën e tij. Dje seanca u parapri nga një video- analizë, që zgjati rreth një orë, ku u trajtua gjithçka me hollësi. Më pas ekipi zbarkoi në fushë dhe pas vrapimit të zakonshëm, loja e parë ishte hendboll me ndryshimin që finalizimi drejt portës të kryhej me kokë. Në këtë fragment të seancës u përfshi edhe trajneri Shehi dhe ndihmësit e tij. Kjo u pasua nga një lojë intensive me pasime të shkurtra dhe shumë të shpejta, për t’u përqendrua­r më pas tërësisht te taktika, ku si gjithnjë klubi merr masa që të mos ketë spektatorë përreth. Sa i përket formacioni­t, Mehmeti pritet të zëvendësoj­ë Rrapajn në mesin e fushës, teksa në sulm ka dilema nëse do të luhet më Taipin në krah apo Shehi do të zgjedhë Bintsukën, çka do ta ndryshonte edhe rreshtimin. Cara dhe Maget kthehen menjëherë si titullarë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania