Panorama Sport (Albania)

Disiplina mbyll dy stadiume, dënohen Rrapaj dhe Janaqi

Vendime “të hekurta”, gjoba dhe pezullime pafund

-

Drejtori

i Kukësit përjashtoh­et për dy vite

Komisioni i Disi plinës në FSHF nuk është kursyer me dënimet që ka dhënë këtë javë, duke rreshtuar një sërë gjobash e pezullimes­h që mund të ndikojnë në vijimin e sezonit në Kategorinë Superiore e jo vetëm. Bie në sy mbyllja e stadiumeve të Egnatias dhe Kukësit pas problemeve me tifozëritë përkatëse në ndeshjet e fundit, ku rrogozhina­sit do të luajnë dy ndeshje pa spektatorë, ndërsa verilindor­ët katër të tilla, të shoqëruara edhe me gjoba të ndjeshme. Ndërkohë, është përjashtua­r për dy vite nga të gjitha aktivitete­t sportive drejtori i Kukësit, Naim Halili, për sulmin ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Disiplina paralelish­t ka dhënë një vendim të rëndësishë­m sa i përket sherrit mes Arinaldo Rrapajt të Partizanit dhe David Janaqit të Skënderbeu­t, që u ndëshkuan me të kuq në ndeshjen e kësaj jave, duke i pezulluar nga tre ndeshje.

1. FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 100.000 ( njëqind mijë) lekë.

3. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë mike, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

4. Lojtari i KF Skënderbeu, Dejvid Janaqi, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshta­rë, dënohet me 3 ( tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i FK Partizani, Arinaldo Rrapaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshta­rë, dënohet me 3 ( tri) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe duke lejuar hyrjen e spektatorë­ve në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

7. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes para fillimit të ndeshjes midis FK Kukësi kundër FK Erzeni, dënohet me 2 (dy) vite pezullim nga të gjitha veprimtari­të futbollist­ike të organizuar­a nga FSHF-JA. Zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe veprimtari­të sportive të organizuar­a nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

8. Zyrtari i KF Lushnja, Mario Sula, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 100.000 ( njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/ 1/ a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

10. FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 50%.

11. Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Zyrtari i FC Iliria, Gentian Selmani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshta­r dhe FSHF-SË, dënohet me gjobë në masën 300.000 ( treqind mijë) lekë. Gjoba të aplikohet në masën 20%.

14. Zyrtari i FK Partizani U-21, Gerd Haxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i FK Partizani U- 21, Edmir Vidrica, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshta­rë, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i FK Partizani U-21, Xheis Rushiti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania