Panorama Sport (Albania)

Teuta-erzeni, një derbi anti-krizë në Durrës

Të dyja luftojnë për mbijetesë, por për “djemtë e detit” nuk bën punë as barazimi

-

Teuta dhe Erzeni do të përballen nesër në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, në një derbi që i gjen skuadrat në momente delikate dhe duke qenë ethshëm në garën për mbijetesë. Pas 25 javësh kampionat, durrsakët pozicionoh­en në vendin e nëntë me 25 pikë, ndërsa Erzeni qëndron i teti me 26 pikë. Nëse sezoni do të mbyllej tani, durrsakët zbrisnin nga kategoria, ndërsa shijakasve u duhej një ndeshje shtesë për të qëndruar në Superiore. Në kampin durrsak ka optimizëm në prag të kësaj sfide, teksa barazimi i marrë në transfertë kundër Egnatias është konsiderua­r si një rezultat pozitiv që mban lart moralin e të besuarve të Edi Martinit. Nesër “djemtë e detit” kanë vetëm një alternativ­ë, e cila është fitorja. Derbi është i paparashik­ueshëm, por në pozitat ku ndodhen aktualisht skuadrat, durrsakëve nuk u bën punë as barazimi, ndërsa për shijakasit e Skerdi Bejzades, do të ishte një rezultat i mirë, pasi do t’i mbante rivalët poshtë vetes. Pritet që Teuta të jetë e plotë në këtë derbi të tretë, nga ku në dy fazat e para, një herë ka fituar Erzeni dhe ndeshja tjetër ka përfunduar në barazim. Në fundin e stërvitjes së djeshme, trajneri Martini u foli futbollist­ëve për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, duke u kujtuar se në këtë moment, pikët janë ato që duhen me patjetër. Ai insistoi se me pak më tepër impenjim, skuadra do të ngjitet shpejt në tabelë, duke i ikur vorbullës së mbijetesës.

Mundësitë janë për më shumë, me skuadrën që ka kualitet për të qenë më lart në klasifikim. Martini dhe stafi i tij po mundohen të mbajnë grupin të karikuar, në mënyrë që derbi të jetë pika e kthesës këtë sezon. Teuta është në garë edhe në Kupën e Shqipërisë, teksa në çerekfinal­en e parë barazoi 0-0 me Tiranën. Gjithsesi, derbi i nesërm mund të quhet si anti-krizë për të dyja skuadrat, pasi një fitore do t’u jepte një shtysë të madhe. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania