Panorama Sport (Albania)

Nuk fitojnë prej 4 javësh, Tetova: Sot mundim Dinamon

“Nuk ndiejmë presion, jemi brenda objektivav­e”

- ISA HALILI

Trajneri: Egnatia dominon çdo rival, moment “jo”

Egnatia pret sot Dina mon në orën 13: 30 në stadiumin e Rrogozhinë­s, për llogari të javës së 26-të të Superiores. Skuadra e Edlir Tetovës nuk arriti të fitojë në asnjë nga katër ndeshjet e luajtura por kampionati­n gjatë muajit shkurt, duke përjetuar për herë të parë një ngërç sa u përket rezultatev­e, edhe pse është + 6 pikë e shkëputur nga rivali më i afërt, Vllaznia. Gjithsesi, kjo situatë nuk e shqetëson trajnerin Edlir Tetova, i cili në intervistë­n për “Panorama Sport”, theksoi se loja e ekipit që drejton ka qenë bindëse. Ai beson se sot kundër Dinamos do të zhbllokohe­t sulmuesi nga Kosta Rika, Jurguens Montenegro dhe skuadra rrogozhina­se do të rikthehet te fitorja.

Edlir, prisni Dinamon në shtëpi. Çfarë synoni nga ky duel?

Luajmë një ndeshje delikate kundër një skuadre që ka performuar mirë në javët e fundit. Dinamo është një ekip solid, i ndërtuar për të bërë mirë këtë sezon, pasi është investuar shumë. Jemi munduar të përgatitem­i maksimalis­ht në çdo seancë stërvitore, me qëllim për të lënë pas krahëve këtë moment “jo” që kemi. Egnatia ka luajtur mirë gjatë kësaj periudhe, por rezultatet nuk pasqyrojnë mundimin e skuadrës. Shpresoj të çlirohemi psikologji­kisht, për të vijuar të qetë rrugëtimin tonë drejt arritjes së objektivav­e.

Për herë të parë këtë sezon, nuk fitoni prej 4 takimesh radhazi në kampionat. E ndien skuadra dhe ju si staf presionin e rezultatit?

Do të isha i shqetësuar nëse rezultatet negative do të shoqërohes­hin me lojë zhgënjyese nga ana jonë. Për sa kohë ekipi po dominon çdo kundërshta­r, pavarësish­t pikëve që grumbulloj­më, kjo na shtyn të punojmë më shumë. Në skuadër nuk ndiejmë presion, pasi jemi brenda objektivav­e. Mendoj që do e mbyllim shpejtë çështjen e të qenurit në katër vendet e para të klasifikim­it. Fokusi ynë është të marrim maksimumin në çdo ndeshje, edhe pse tani e tutje do të bëhet e vështirë, pasi të gjithë janë të etur për pikë.

I druheni sulmit të dinamovitë­ve?

Dinamo është një rival që e vlerësoj maksimalis­ht, pasi

jo vetëm në sulm, por në çdo repart, ka futbollist­ë me kualitet. Jemi të vetëdijshë­m që do të luajmë kundër një ekipi, i cili është i konsolidua­r, por ne kemi synimet tona. Bashkë me stafin kemi marrë masa për ta përballuar këtë sfidë dhe shpresoj të fitojmë. Vërtet sulmi i Dinamos është i fortë, por unë kam në organikë futbollist­ë që kanë treguar se janë nga më të mirët në rolin e tyre në kampionati­n shqiptar.

Sa ju kushtëzojn­ë mungesat e Ndrecës dhe Aleksit?

Janë dy mungesa të rëndësishm­e për mënyrën sesi luajmë. Natyrisht, do të kushtëzohe­mi

jo pak, pasi na duhet të ndryshojmë qasjen në fushën e lojës. Përveç Ndrecës dhe Aleksit, edhe Fernando nuk është në formën më të mirë dhe ka vetëm 2 ditë që po stërvitet. Megjithatë, kemi një organikë e cila më jep mundësinë të zëvendësoj këdo. Jam i bindur se lojtarët që do të zbresin në fushë, do të tregojnë cilësitë e tyre, si për të dëshmuar se janë të rëndësishë­m për ecurinë e klubit.

Në katër takimet e fundit, keni shënuar vetëm 2 gola. Çfarë nuk po shkon në sulm?

Deri para pak ditësh ishim

të vetmit të cilët nuk patëm regjistrua­r ulje-ngritje në rezultate. Egnatia ka sulmin më të mirë të kampionati­t dhe po ashtu jemi ekipi me golavarazh­in më solid. Si çdo skuadër, edhe ne kemi limitet tona dhe mund të them se aktualisht po përjetojmë një moment “jo”. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur të dëmtuar sulmuesin Gjata dhe detyrimish­t Montenegro është sakrifikua­r në çdo ndeshje. Shpresoj që Jurguens të zhbllokohe­t për të qenë më i qetë në ndeshjet që na presin në të ardhmen.

Vllaznia është afruar në klasifikim, i druheni?

Nuk e shoh fare klasifikim­in, pasi ne garën e kemi me veten dhe jo me rivalët, të paktën deri në fund të 36 javëve kampionat. Nuk kemi ndjerë presion kur kemi qenë me pikë të barabarta me Partizanin, por as kur u shkëputëm ndjeshëm, kështu që nuk kemi as tani. Objektivi ynë është pozicionim­i mes 4 ekipeve që do të grumbulloj­më më shumë pikë deri në maj. Lojtarët e mi janë të qetë dhe të fokusuar te ndeshja e radhës, pasi ata e kanë eksperienc­ën për të përballuar çdo situatë që të ofron një sezon i gjatë futbollist­ik.

Kur do të jetë gati Mario Gjata?

Mario po punon intensivis­ht, i ndihmuar edhe nga fizioterap­istët e klubit, për të qenë gati brenda 10 ditëve. Edhe pse pësoi një dëmtim jo të lehtë të muskujve të kofshës, po mundohet të rikthehet më i fortë në fazën më vendimtare të kampionati­t. Kemi besim se ai do të jetë shumë shpejt me pjesën tjetër të skuadrës, për të na dhënë një ndihmë në repartin e sulmit. Unë besoj te cilësitë e sulmuesit dhe para se të dëmtohej, ai po bënte mirë, ku në pak minuta arriti të shënojë dy gola.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania