Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: E dimë forcën e Egnatias, s’dalim pa pikë

DINAMO/ Trajneri: I godasim te pikat e dobëta

-

Pak ditë pas Vllaznisë, ku humbi 0-1, Dinamo luan një tjetër sfidë të rëndësishm­e dhe të vështirë. Blutë përballen sot me Egnatian kryesuese në Rrogozhinë në orën 13: 30, teksa vijnë në këtë sfidë pa dyshen e qendrës së mbrojtjes. Hoxha dhe Behiratçe janë të skualifiku­ar, i pari nga i kuqi kundër shkodranëv­e, ndërsa i dyti ka plotësuar 4 të verdhët. Megjithatë, në kampin dinamovit ka entuziazëm për rikthimin e shpejtë te rezultatet pozitive. Trajneri Dritan Mehmeti ka besim se edhe lojtarët që do të marrin vendin e atyre që mungojnë, do ta përfaqësoj­në denjësisht Dinamon. Rritja në nivelin e lojës i jep besim trajnerit për një kthesë të shpejtë pas humbjes së fundit, pavarësish­t vlerësimit që ka për kundërshta­rin. “Në fakt, për këtë ndeshje nuk kemi pasur shumë kohë në dispozicio­n për ta përgatitur, pas asaj me Vllazninë. Kemi dy mungesa të konfirmuar­a, siç janë Hoxha dhe Behiratçe për shkak kartonësh. Kemi edhe një shqetësim me Andonin, që ka pasur probleme me kaviljen, përveç një dëmtimi të mëparshëm. Do të shikojmë çfarë vendimi do të marrim. Por mendoj se edhe lojtarët që do t’i zëvendësoj­ë janë të denjë dhe meritojnë të prezantojn­ë Dinamon”, - ka thënë fillimisht Mehmeti në konferencë­n e djeshme për mediat. EGNATIA

Më tej, duke u fokusuar te kundërshta­ri, ai theksoi: “Egnatia është rritur shumë si skuadër, klubi ka ditur të menaxhojë situatën edhe për sa i takon merkatos. Ka bërë diferencën në kampionat me kualitetin që ka, duke arritur këto rezultate. Ka një filozofi loje të sajën dhe fakti që trajneri nuk është lëvizur, ndikon. Ka individë të veçantë, janë 3-4 lojtarë që i kanë dhënë shumë Superiores, kanë shumë eksperienc­ë. E respektojm­ë kundërshta­rin në maksimum, por edhe ne vijmë nga një lojë në rritje javët e fundit dhe ko na jep entuziazëm. Jemi të vetëdijshë­m për forcën e Egnatias dhe do të mundohemi t’i përgjigjem­i lojës së saj, duke e goditur në pikat e dobëta dhe duke

marrë masa për pikat e forta. Edhe mungesat e Egnatias janë lojtarë me eksperienc­ë dhe kanë bërë diferencën në kampionat, si Aleksi ashtu edhe Ndreca, por edhe dy mungesat tona janë shtylla të skuadrës. Duke ditur ku i kemi ne mungesat, në çfarë pozicioni, dhe ku i kanë ata, mendoj se ndoshta janë ata më të favorizuar. Megjithatë, nisemi si të barabartë dhe do të bëjmë maksimumin, siç i takon Dinamos”.

STOLI

Mehmeti komentoi edhe lojtarët që vijnë nga stoli, të cilët mësë shumti janë afruar në merkaton e janarit. “Më vjen mirë për rritjen e cilësisë së lojës nga skuadra. Kemi një fizionomi loje tashmë, por kemi nevojë që gjatë gjithë 90minutësh­it të kemi stabilitet, jo të biem në momente të caktuara. Skuadra duhet të ketë karakterin dhe ta menaxhojë

në mënyrën e drejtë lojën. Stoli? Prandaj Dinamo është një skuadër me shumë forca. Janë të gjithë të barabartë, por me vlera të ndryshme. E ritheksoj, ata që do të luajnë kundër Egnatias, besoj se do të bëjnë një prezantim shumë të mirë”, theksoi trajneri blu. KATËRSHJA

Në fund, Mehmeti komentoi edhe garën për katërshen e parë. “Unë do të thosha se gara për katërshen e parë nuk është vetëm me Tiranën. Tani jemi në një moment kyç të kampionat, të vështirë për të gjitha skuadrat. Faktor kyç mendoj se është sesi do të menaxhohet aspekti fizik, sepse ndikon edhe lodhja. Çdo gjë është e hapur dhe do të shohim javë pas jave. Janë edhe 33 pikë në lojë nga ky kampionat dhe është e paparashik­ueshme se çfarë mund të ndodhë”, përfundoi trajneri. FATJON RUPI

15.06.2024 SPANJË-KROACI ITALI-SHQIPËRI 18:00 21:00

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania