Panorama Sport (Albania)

Provat e lira në Bahrejn, Hamilton më i shpejti E HIDHUR

Britaniku: Rezultat befasues, por Red Bulli mbetet larg

- ARTIN LLESHAJ

FORMULA 1/ Mercedesi shkëlqen në ditën e parë në Sakhir

Formula 1 ka ndezur zyrtarisht motorët për Botërorin 2024, teksa dje janë zhvilluar dy sesionet e provave të lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Bahrejnit. Dita e parë në Sakhir u mbyll nën shenjën e Mercedesit, teksa ishte Luis Hamilton ai që fiksoi rezultatin më të mirë. Piloti britanik regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë, duke e ndalur kronometri­n në 1: 30.374, për të lënë pas shokun e skuadrës, Xhorxh Rasëll (+0.206). “Është befasuese ta shohim veten kaq lart, por nuk duhet ta bëjmë hapin më të madh se mundësitë tona. Për sa i përket asetit të përgjithsh­ëm jemi larg Red Bullit, por jemi afruar shumë në xhiron teke”, deklaroi ndër të tjera Hamilton pas ditës së parë të provave. Fernando Alonso konfirmoi bazën e mirë startuese të makinës Aston Martin duke plotësuar podiumin virtual me 286 të mijta nga kreu përpara pilotit të Ferrarit, Karlos Sainz, i katërti, me 395 të mijtë pas britanikut që do ta zëvendësoj­ë në sezonin e ardhshëm te “kokëkuqja”. Një hap mbrapa për Meklarenin, me vendin e pestë të Oskar Piastrit, ndërsa Maks Vershtapen ende nuk i ka zbuluar “kartat” e tij, duke e mbyllur sesionin e dytë të provave në vend të gjashtë me 477 të mijtat larg kreut. Niko Hulkenberg i skuadrës Haas dhe Lans

Stroll me njëvendësh­en e tij Aston Martin bënë një hap të mirë përpara, duke i paraprirë pilotit tjetër të Ferrarit, Sharles Lëklerk. Monegasku (+0,739) nuk shkoi më shumë se vendi i nëntë, ndërsa Red Bulli tjetër, i drejtuar nga Serxho Perez kompleton dhjetëshen e parë të renditjes në provat e lira 2. Pas shkëlqimit në sesionin e parë, pilotët e RB

Honda, Daniel Rikardo dhe Iuki Tsunoda nuk shkuan më shumë se vendi i 12-të dhe 15të në sesionin e dytë. Sot në orën 13:30 do të jetë radha për sesionin e tretë, ndërsa në 17:00 do të mbahen kualifikue­set. Ndërkohë Çmimi i Madh i Bahrejnit, që do të ngrejë edhe siparin e Botërorit 2024 do të ndezë semaforët jeshilë të shtunën në orën 16:00.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania