Panorama Sport (Albania)

Identiteti, sekreti i këtij ekipi

-

Statistika­t thonë: 22 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje. Pa harruar që rrugëtimi në Champions deri këtu nuk ka pasur humbje. Dhe nëse është e vërtetë që statistika­t nuk mungojnë, atëherë fusha e lojës flet akoma më qartë. Kualiteti i këtij Interi duket në çdo ndeshje, në çdo aksion, në çdo festim. Identiteti i një skuadre që është ndërtuar me ide të qarta. Vitin e kaluar në javën e 26të klasifikim­i ishte: Napoli i pari me 18 pikë dhe kishin filluar të përhapeshi­n fanella me festë dhe me numrin 3. Sot janë 12 pikët që ndajnë Interi nga Juventusi. Ka ende rrugë përpara, por secili mund të shfrenojë imagjinatë­n për të menduar dy yjet që do të ketë Interi në fanellë pas titullit të 20-të. Sinjalet të çojnë të gjitha në këtë drejtim. Interi sot ka 69 pikë, ndërkohë që Napoli kishte 68. Kjo do të thotë se ritmi është më i lartë sesa ai spaletian. Interi shënon nga 4 gola për ndeshje, luan mirë, jashtëzako­nisht mirë. IDENTITET- Pikërisht kjo është ajo që godet më shumë kë këtë skuadër: Identiteti. Kapaciteti për të qenë gjithmonë njëlloj dhe vetvetja në mënyrën e qëndrimit në fushë. Është e vërtetë që fitoret të ngrenë moralin dhe të ndihmojnë të fitosh akom a m ë s hum ë. Por pak skuadra në historinë e fundit kanë arritur të tregojnë një futboll homogjen, në situata të ndryshme që pavarësish­t mungesave luajnë njëlloj. Nuk ka skuadra që luajnë kaq mirë si me të voglat ashtu edhe me të mëdhatë. Një siguri në limitet e arrogancës, një vetëbesim që po shpërblehe­t në fushë. Me Darmianin tani janë 14 golashënue­s të ndryshëm. Askush nuk di të qarkullojë dhe menaxhojë topin më mirë sesa Interi në Itali. Shumë pak e bëjnë edhe në Europë. Kualitet në prekje dhe dëshirë për të qenë prezent kurdo. Në ndeshjen kundër Atalantës reparti i mesfushës u formua nga Barela, Asllani dhe Mkitarian. Kuriozitet­i është se luajtën numrat 21, 22 dhe 23. Por edhe kur luan Çalhanoglu me numrin 20 ndryshojnë pak gjëra, për mirë madje. INZAGI- Në të shkuarën e trajnerit Inzagi ka pasur disa muaj të errët që ia komplikoni­n ecurinë, si te Lacio ashtu edhe tek Interi. Por këtë herë nuk duket se do të ndodhë asgjë. Pranvera ka ardhur në kampin zikaltër që në dhjetor... Ka arritur t'i japë një identitet të qartë kësaj skuadre, t'i bëjë të gjithë protagonis­të dhe të rëndësishë­m, edhe nëse qëndrojnë në stol. Gjithmonë do të vijë momenti për të dhënë kontribut. Sekreti më i madh i kësaj skuadre është pikërisht identiteti. Kjo e bën të pathyeshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania