Panorama Sport (Albania)

Mbrojtje e hekurt, pas Interit janë 2 ekipet italiane

-

Tjetër javë, tjetër fitore, tjetër rrjetë e paprekur. Kalojnë ditë, javë dhe muaj, por Interi i sezonit 2023-2024 vazhdon të mos pësojë gol. Ose e thënë më mirë: Gjatë kësaj kohe është vështirë të shohësh që në portën e Jan Zomerit të shkojnë topa, imagjinoni që t'i nxjerrësh nga rrjeta. Me ndeshjen kundër Atalantës, ndeshjet pa gol për Simone Inzagin janë 17 nga 26 të luajtura në kampionat. Në 16 prej tyre ka qenë titullar zvicerani, ndërsa në njërën ka qenë zëvendësue­si i tij Emil Audero. Historia e mbrojtjes së pakalueshm­e është dëgjuar dhe ridëgjuar disa herë, por me kohën dhe ngadalë kjo skuadër po thyen rekorde. Por siç dihet, këta numra nuk janë meritë vetëm e portierit, por e të gjithë repartit të prapavijës. Nuk mund të harrojmë që Zomer erdhi nga Bajerni i Mynihut për një kosto 6 milionë euro, shumë pak në krahasim me 50 milionë eurot që Interi shiti Andre Onanën drejt Mançhester Junajtid. 35-vjeçari u ambientua menjëherë, i hodhi një vështrim shtyllave dhe nisi të priste. Nëse llogarisim 15 kampionate­t më të mira në Europë, vetëm Batlënd i Rejnxhërsi­t ka mbajtur portën e paprekur aq sa Zomer. Janë 22 ndeshje pa gol në të gjitha kompeticio­net, por anglezi ka luajtur 43 sfida, ndërsa Zomer 33. I treti është Aleks Remiro i Sociedadit, që është ndalur në 17 porta të paprekura.

PUNA E SKUADRËS- Në harkun e 6 muajve e gjysmë duhet një kujtesë e frikshme për të gjetur se kur portieri i Interit ka bërë 5 pritje. Atalanta, që është një nga skuadrat që godet më shumë portat kundërshta­re, ndaj Interit vetëm 1 herë e goditi kuadratin. Mbrojtja është ajo që funksionon maksimalis­ht, edhe organizato­ri përpara mbrojtjes dhe dy mesfushorë­t e tjerë. Por gjithçka nis nga sulmi, ku dyshja Lautaro-turam janë të detyruar për të bërë presion te kundërshta­ri.

"TOP 3"- Thuhet se Italia është universite­ti i mbrojtjes, për taktikën dhe rëndësinë që i kushton aspektit difensiv. Numrat e konfirmojn­ë. Tri skuadrat që kanë pësuar më pak gola në këtë sezon janë të gjitha italiane. Në krye të këtij klasifikim­i është Interi që ka pësuar 12 gola në 26 ndeshje. Më pak se 1 gol në 2 ndeshje. Përveç Interit, e para në Serinë A, skuadrat e tjera italiane që kanë pësuar më pak gola sesa Reali, PSG-JA apo Leverkusen­i janë Çezena dhe Juve Stabia. Të dyja kanë pësuar 14 gola në 28 ndeshje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania