Panorama Sport (Albania)

Pioli: I “lamë duart” me titullin, të 4-it sipas Alegrit

“Interi s’konkurrohe­t, le të tentojmë Ligën e Europës”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kuqezinjtë rikuperojn­ë Tomorin në përballjen me Hysajn

Ndeshja e sotme ndaj Lacios në 20:45 do t’i japë mundësi Milanit të përgatisë në mënyrën më të mirë sfidën e parë me Slavian e Pragës, por nuk është përballja me çekët që shqetëson Stefano Piolin që ka tri ndeshje pa fituar mes Serisë A dhe Europës. Trajneri kuqezi ka analizuar momentin ekipor në konferencë­n e dhënë dje për mediat.

Çfarë ndeshjeje do të jetë kjo me Lacion?

Lacio ka cilësi të madhe dhe vjen nga një humbje. Do të jetë e motivuar, luan mirë, por mund t’i vëmë në vështirësi duke luajtur me intensitet. Të dyja skuadrat do të mundohen ta luajnë ndeshjen me parime të ndryshme. Kemi cilësinë për t’i bërë të vrapojnë dhe të përpiqemi të krijojmë epërsi numerike në disa zona të fushës.

Sa pikë nevojiten për t’u kualifikua­r në Champions?

Alegri është i zoti në këto gjëra dhe thotë se duhen 70 pikë. Rruga është ende e gjatë.

A po e studioni Slavia Pragën?

Le të mendojmë vetëm për Lacion. Nuk ka nevojë të

mbaj pushim askënd për të enjten, ka ende kohë. Kemi rikuperuar shumë lojtarë. Së shpejti do të ketë shumë ndeshje dhe do të kemi nevojë për të gjithë.

Shpesh kritikohen­i në rrjetet sociale edhe nëse luani mirë...

Unë nuk jam në rrjete sociale. Kritika ka dhe do të ketë gjithmonë. Ne kemi ende objektiva të rëndësishë­m, jam i fokusuar në këto gjëra. Jam i lumtur dhe krenar që jam trajner i Milanit dhe për mendimin tim, po bëjmë një punë shumë të mirë.

A ka probleme arbitrimi për Milanin?

Jo. Arbitrat po përpiqen të bëjnë më të mirën, nuk ka asnjë dashakeqës­i ndaj nesh. Në disa episode ka fat, në të tjera nuk ka.

A duhet të bëni më mirë në transfertë?

Po, duhet të përmirësoj­më numrat tanë si mysafirë. Gjithmonë përpiqemi të bëjmë lojën dhe do të duhet ta bëjmë sërish kundër një kundërshta­ri cilësor si Laçio. Do të kemi nevojë për vëmendje dhe vazhdimësi.

Si është Reijnders?

Për mua ai është një lojtar i madh. Kundër Atalantës zgjodha Adlin për pozicionet që merr në fazën mbrojtëse. Reijnders nuk u stërvit me grupin, për shkak të lindjes së djalit të tij.

Tifozët ankohen për vrimat në mes të fushës dhe kjo është etiketuar si skema 5-05...

Sulmojmë dhe mbrohemi me 11 veta, është e qartë se më pas bëhet 5-0-5, bëhet 7-0-3, 60-4. Është gabim sidoqoftë. Është si të thuash se nuk di të stërvis një ekip. Pra, sipas jush ndeshja është përgatitur për tu luajtur me 5-0-5? Është vetëm një nga akuzat, apo jo? E çfarë pastaj…(qesh)

Interi mund të festojë skudeton në derbi...

Janë dukuri që të bëjnë të humbasësh energji. 21 Prilli është ende shumë larg. Duhet të mendojmë vetëm për Lacion. Në ndalesën për kombëtaret do të bëjmë një bilanc.

A është mbyllur kampionati?

Për vendin e parë po. Interi po kalon një kampionat të jashtëzako­nshëm dhe kanë pasur një kalendar të vështirë, në të cilin kanë fituar gjithçka: duke e kapërcyer atë rrugë në një mënyrë kaq të qartë. Mendoj se kampionati ka mbaruar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania