Panorama Sport (Albania)

Elseid Hysaj luan "i fashuar": Ndeshje të tilla i ëndërron

Vetëm 14 lojtarë të gatshëm, mbrojtësi kuqezi shtrëngon dhëmbët

-

Elseid Hysaj arriti një javë më parë 100 ndeshjet me Lacion, teksa kërkon të festojë me një fitore, të cilën do ta kërkojë së bashku me shokët e tij sot në mbrëmje kundër Milanit. I preferuari i Maurizio Sarrit, ai vazhdon rrugëtimin e tij personal, i lidhur në një fije të dyfishtë, ose më saktë, të trefishtë me trajnerin. Ndërkohë, në ndeshjen me Fiorentinë­n shqiptari ka pësuar një problem në kofshë, që ndoshta nuk është shëruar plotësisht. Sidoqoftë, ai sot pritet titullar, sepse duke llogaritur edhe portierët, Lacio ka vetëm 14 lojtarë të disponushë­m për sfidën e sotme ku mbërrin edhe shumë e lodhur, siç ka konfirmuar edhe trajneri Sarri në ditët e fundit. Për të qetësuar situatën dhe për të gjallëruar frymën e grupit, trajneri ka organizuar një darkë për lojtarët dhe stafin e tij. Kalendari parashikon ndeshjen e madhe me Milanin dhe rikthimi në Champions kundër Bajernit të Mynihut në fushën e të cilit bardhekalt­rit do të duhet të mbrojnë fitoren minimale të ndeshjes së parë. DEKLARATA

"Ndeshje të tilla i ëndërron që t'i jetosh kur je fëmijë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Kemi mundësinë që të bëjmë mirë kundër një skuadre të madhe si Milani", u

shpreh mbrojtësi shqiptar për mediat e klubit lacial. "Do të na nevojitet e njëjta Lacio që u pa kundër Bajern Mynih, ndaj e vëmendshme, që të dijë të përballojë e pastaj kalojë momentet e ndryshme të vështirësi­së që do të ketë gjatë ndeshjes". Më pas, shqiptari foli edhe për një objektiv të veçantë të cilin mund të arrijë këtë sezon, 300 ndeshjet në Serinë A. "Është një arritje shumë e bukur për karrierën time, shpresoj që të bëj më shumë. Kur isha fëmijë e nisa me idenë për të luajtur futboll thjesht me miqtë e mi dhe mbërrita në Serinë A. Duhet vetëm të mendoj gjërat pozitivish­t, të jem i lumtur dhe të mundohem që të përmirësoh­em çdo ditë sa më shumë". Në fund Hysaj foli edhe për Sarrin. "Shpresoj që të jetë me Lacion për shumë kohë. Edhe unë me atë, si gjithmonë. Më pëlqen të luaj futbollin e tij, shihet, dhe shpresoj që të jap maksimumin për të", deklaroi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania