Panorama Sport (Albania)

Tronditet Juventusi, Pogba dënohet me 4 vite

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pol Pogba është dënuar me 4 vite skualifiki­m pasi rezultoi pozitiv ndaj testit të antidoping­ut, në javën e parë të këtij sezonit të Serisë A, Udineze-juventus, ndonëse francezi nuk zbriti në fushë. Pas një pritje të gjatë, kërkesa e prokuroris­ë antidoping u pranua tashmë dhe kontrata me Juventusin është më në rrezik se kurrë, pas lajmit për rikthimin e bujshëm një vit e gjysmë më parë. Nëse vendimi do të mbetet në fuqi, ndërsa vetë Pol Pogba ka nënvizuar se do ta apelojë dënimin, pa dyshim që karriera e francezit është në rrezik. Teksa pritet të mbushë 31 vjeç, futbollist­i po përballet me reflektime të thella për të ardhmen e tij, dhe të mendosh që pasi humbi Botërorin në Katar të vitit 2022, dukej sikur po rikthehej në formën që e njihnin të gjithë.

POZITIV - Francezi rezultoi pozitiv për doping pas ndeshjes Udineze-juventus më 20 gusht 2023: konfirmimi i kundër-analizës shkaktoi procedurën për skualifiki­min maksimal. Tani topi i kalon Juventusit, i cili do të vlerësojë menaxhimin e kontratës së tij: Pogba, që në momentin e skualifiki­mit (sipas politikës së kompanisë) është ndaluar të marrë pjesë në "Kontinasa" dhe është vendosur në një regjim pagash minimale (rreth 2 mijë euro). Kontrata e tij aktuale do të skadonte më 30 qershor 2026, por në këtë pikë është e pavlefshme nga skualifiki­mi.

FAKTET - Nuk mund të kishte një epilog më të keq për rikthimin e mesfushori­t te Juventusi. Që nga vera e vitit 2022, kur u rikthye në Torino si lojtar i lirë, ai ka qenë protagonis­t i një aksidenti, njëri pas tjetrit. Shpesh, duke pasur edhe përgjegjës­i të drejtpërdr­ejta. Së pari dëmtimi i meniskut anësor gjatë turneut të verës 2022, më pas zgjedhja për të shtyrë operacioni­n vetëm për ta gjetur më pas veten të detyruar ta bëjë atë. Jashtë Botërorit, në fushë për pak çaste në fund të sezonit të

kaluar dhe në një rifillim fals verën e kaluar. Pogba kishte marrë suplemente, të cilat në Itali nuk lejohen për atletët. Për këtë arsye vlera e testostero­nit rezultoi të ishte mbi kufirin, aq sa për futbollist­in francez erdhi edhe dënimi maksimal.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania