Panorama Sport (Albania)

Ndeshja e 2000të në ligë, por pa “hajmalinë” Sane

-

Dueli me Fraiburgun nuk vështrohet vetëm si jetikë për garën e titullit kampionë, por edhe rikthimin tek fitorja në udhëtim, pas disfatave në Leverkusen, Lacio (Champions) dhe Bohum. Në rast gabimi, e konkluduar me suksesin e "aspirinave" kundër Këln, do mbyllte hesapet në Bundesligë. Ja disa nga të dhënat më pikante në takimit Fraiburg-bajern Mynih:

BILANCI -Në total skuadrat në fjalë janë "përplasur" në të gjitha frontet 49 herë, e diktuar nga supermacia e bavarezëve. Rekordmenë­t e Gjermanisë ia kanë dalë të nënshtrojn­ë Fraiburgun në 35 raste, e pasur me 9 barazime dhe vetëm 9 fitore për të zotët e shtëpisë. Golavarazh­i konsiston me 117:39, sërish në krahun e kampionëve.

REKORDI -Bajern Mynih do bëhet klubi i parë në ligën kryesore të Gjermanisë që do prezantohe­t në sfidën e 2000-të. Në këtë hark të ndeshjes, ata grumbulloj­në 1.206 suksese, kurse në tabelën historike, gjenden 928 pikë para Borusia Dortmund, teksa regjistroj­në saktësisht 4.048 pikë (rregulli i 3-pikëshit). Në raportin e finalizimi­t të golave, në librin e artë të ligës vendëse, "armata" nga Mynih numëron 4.484 konkretizi­me, e thënë ndryshe 2.2 gola për ndeshje.

TRENDI -Miqtë kanë fituar 5 takimet e fundit karshi Fraiburgut, çka do të thotë se në këtë tablo nuk parashikoh­et të hasin probleme. Ecuria më e gjatë e rekordmenë­ve koçidon me Darmshtad, 8 raste.

SANE I FRIKSHËM -Leroi Sane e njeh më mirë se kush nga gjiri i Bajernit kuadratin e rivalit. Anësori gjerman ka kontribuar kundër Fraiburgut në 6 përfshirje, 3 gola dhe 3 asiste. Mungesa e 28vjeçarit nënkupton humbje jo të vogël në dëm të ekipit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania