Panorama Sport (Albania)

Tuhel hakmerret: Tregoni veten për trajnerin e ri

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

“Nuk dua më asnjë justifikim apo ankesë të vetme, ndryshe nga sa keni vepruar deri në këtë pikë. Koha që të gjithë t'ia dërgoni Cv-në tuaj trajnerit të ardhshëm. Detyrat tona janë të qarta deri në mbylljen e sezonit. Ankesat janë zeruar, prandaj flisni vetëm në fushë". Mësohet të ketë thënë Tuhel, i cili e ka shkarkuar të gjithë mllefin e akumuluar kundër lojtarëve të Bajern Mynin pas njoftimit me vendimin e bordit, largimin në fund të sezonit. Sipas konstatimi­t të "Bild", theksohet se Tomas Tuhel ka mbajtur fjalim para lojtarëve të tij pak orë pas njohjes me lamtumirën e parakohshm­e, e ardhur në linjën e një hakmarrjej­e kundër "armiqëve" në grup. Duhet thënë se panorama në fjalë vjen si "thikë" për "veteranët", të cilët pas çdo situate të vështirë e gjenin fajtorin e problemeve tek trajneri. Joshua Kimish, Leon Gorecka, Matis Til, Serzh Gnabri, De Ligt dhe Tomas Myler janë disa nga emrat më “të rëndë” që kanë dalë shpesh kundër "timonierit" të kampionëve gjermanë. Presionit ka mbetur "kujtim i vjetër" për Tuhelin, i cili nuk ka më asgjë se çfarë humb te gjigantët e Bajernit, pasi vendimi i bordit është marrë në trajtë kategori, pavarësish­t përfundimi­t. Prej takimit me Fraiburg, përgjegjës­ia do anojë te futbollist­ët dhe në fund do konkludohe­t bilanci finalë, nëse fjala koçidoi me taktikat e gabuar të Tuhelit dhe opsionet e gabuar rreth kontigjent­it në fushë, apo rendimenti i ulët nga grupi t'i dërgojë në periudhën më të errët dekadën e fundit.

RIVALI - "Fraiburgu është ekip vërtet fleksibël, të aftë për të ndryshuar dhe përshtatur kundërshta­rit. Krahun i djathtë me protagonis­t Donan vlerësohet nga këndvështr­imi im si pika më e fortë e tyre. Nuk kam asnjë dyshim se do fitojmë në takimin e sotëm. Rikthimi i frymës pozitive pas suksesit të vuajtuar me Lajpcig na ka kthyer buzëqeshje­n. Grupi ka evoluar mirë në seancat stërvitore dhe janë të etur për të mos gabuar më", vijoi Tuhel.

GRUPI -"Leroi Sane dëshiron të luajë, ama gjendja e rënduar fizike nuk ja lejon. S'dua të rrezikojë me të. Duket sikur ka mbingarkes­ë, koha të pushojë dhe marri veten, pasi na pret takim i rëndësishë­m në Ligën e Kampionëve. Serzh Gnabri është kthyer në stërvitje,

por ende herë. Dejvis po ashtu ka dhënë sinjale pozitive me seanca të gjata përgatitor­e, do jetë në skuadër, megjithëse pa premtim mbi minutazhin në duelin e mbrëmjes. Pezullimi i De Ligt pa ndonjë shqetësim. Kim do jetë aty në qendër të prapavijës

me Upamekanon. Përsa i përket Kingsli Koman, Sasha Boei dhe Nusair Mazraui, ata janë të padisponue­shëm".

EMËRIMI I EBERL -" E njoh Maksin, ai u prezantua me stafin dhe lojtarët ditën e djeshme. Përpiqem ta mbajë

fokusin totalisht tek futbolli dhe rivali. Na është premtuar nga bordi që Eberl do na mbështesë, këtë presim edhe ne. Koha të nisim në mars me energji të mira, ndryshe nga muaj, që lamë pas". TAKIMI NË CHAMPIONS -"I bindur

se qasja e rivalit të sotëm me Lacion do jetë krejtësish­t e ndryshme. Lacialët vijnë pas fitores në takimin e parë dhe do japin gjithçka për të mbrojtur avantazhin. Pres dy qasje të ndryshme, sikurse interpreti­min nga ekipi im”, përfundoi Tomas Tuhel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania