Panorama Sport (Albania)

FSHF, zbulohet struktura e re

Sektori i arbitrave dhe Shoqatat Rajonale i besohen italianit Fulvio Pea

- KRISTI SEJATLLARI

Aldi Topçiu zyrtarizoh­et drejtor administra­tiv, merr departamen­tet kryesore

Ashtu siç ishte paralajmër­uar nga “Panorama Sport”, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë zyrtare ndryshimet e ndodhura në strukturën organizati­ve të saj. Në faqen zyrtare është publikuar ndarja e re sipas departamen­teve përkatës, ku bien në sy tri poste drejtori, me italianin Fulvio Pea, që është drejtori teknik i FSHF- së, Aldi Topçiu, drejtori administra­tiv që ka edhe pjesën kryesore të menaxhimit në FSHF dhe Edlira Jaupaj, drejtoresh­ë e burimeve njerëzore, IT dhe statistika­ve. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithsh­ëm, Ilir Shulku, nuk ka të njëjtat “grada” si më përpara.

FULVIO PEA Italiani Fulvio Pea mbërriti në mars të 2023-shit në Tiranë për të marrë rolin e drejtorit teknik në FSHF, dy muaj pasi Silvinjo u zyrtarizua si trajner i Kombëtares. Pea është përfshirë në shumë seleksioni­me dhe menaxhimin e ekipeve kombëtare zinxhirë, ku së fundmi ka bërë edhe disa ndryshime në stafet teknike, përfshi atë U-17 dhe U-19. Me strukturën e re në FSHF, Fulvio Pea ka nën përgjegjës­i edhe Departamen­tin e Arbitrimit, përveç atij të edukimit ku shumë trajnerë të rinj diplomohen me kurset e UEFA-S. Por, edhe Departamen­ti i Shoqatave Rajonale dhe futbollit të fëmijëve, skautimit dhe kërkimit janë nën mbikëqyrje­n e italianit 56vjeçar.

ALDI TOPÇIU Pozicioni i ri i Aldi Topçiut është ai i drejtorit administra­tiv në FSHF. Më parë ai ka drejtuar Departamen­tin Ligjor dhe Licencimit, ndërsa tashmë është fuqizuar duke marrë përsipër edhe Departamen­tin e Garave, atë të Financës, të Marrëdhëni­eve Institucio­nale dhe Projekteve, Prokurimev­e, Sigurisë dhe Reklamave.

ILIR SHULKU

Si Sekretar i Përgjithsh­ëm, Ilir Shulku kishte fuqi të plotë administra­tive duke patur nën “komandë” të gjitha departamen­tet e FSHF-SË, por me riorganizi­min, ai mbetet ende në postin e tij, por jo me fuqinë e mëparshme. Tashmë, Shulku duhet të merret me impiantet që janë në menaxhimin e federatës, si stadiumi “Air Albania”, “Elbasan Arena”, Qendra Stërvitore në Kamzë, Shtëpia e Futbollit, por edhe

Departamen­ti i Mirëmbajtj­es së Fushave, futbolli amator dhe i grave. Po ashtu nën mbikëqyrje do të ketë edhe Departamen­tin e Eventeve dhe Muzeut, si edhe ai i Logjistikë­s dhe Teknologji­së VAR.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania