Panorama Sport (Albania)

Roko Vata te Shqipëria, një italian nis punën

- KRISTI SEJATLLARI

Luis Hasa, Brajan Gru da, Roko Vata, të gjithë janë futbollist­ë të talentuar shqiptarë, por aktualisht nuk përfaqësoj­në ngjyrat kuqezi për shumë arsye të ndryshme. Ende në ekipet zinxhirë dhe pa debutuar me ekipin e parë të kombëtarev­e të tjera, të tre e kanë mundësinë që të luajnë për Shqipërinë një ditë. Mesa duket, për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata, shanset janë më të mëdha. "Panorama Sport" mëson se FSHF-JA ka nisur kontaktet për të afruar Roko Vatën dhe për këtë po punon Fulvio Pea, italiani që mban postin e Drejtorit teknik në federatë. Padyshim që Vata ka dalluar për moshën që ka, duke u cilësuar një ndër talentet më premtues në Europë dhe për momentin është pjesë e Sëlltikut dhe së fundmi nuk ka rinovuar me gjigandët skocezë. PRAPASKENA­T

Në dy vitet e fundit është folur shumë për Roko Vatën, për faktin që pse nuk luan për ekipet zinxhirë të Shqipërisë dhe përfaqëson Irlandën. Nga njëra anë kemi pasur deklaratat e Rudi Vatës, i cili është shprehur se asnjë ftesë nuk ka mbërritur nga Shqipëria për djalin e tij, dhe nga ana tjetër FSHFNË që e ka kaluar në heshtje këtë situatë. Por, mesa duket afrimi i Roko Vatës është i nevojshëm dhe për këtë ka menduar një italian. Mësohet se Fulvio Pea, Drejtori teknik që ka në mbikëqyrje ekipet e moshave kuqezi, ka nisur punën për të afruar Roko Vatën, edhe pse në këtë fushatë kualifikue­se të Europianit U- 21, sulmuesi anësor ka luajtur për Irlandën dhe nuk është e lejuar që të luajë për Shqipërinë. Megjithatë, nga edicioni tjetër Roko mund të zbresë në fushë me ngjyrat kuqezi të ekipit të drejtuar nga Alban Bushi, por nuk përjashtoh­et edhe një grumbullim nga ekipi i parë i Silvinjos pas Europianit. Roko Vata ka edhe dy muaj kontratë me Sëlltikun dhe pritet që të bashkohet me një ekip të Serisë A. Në Itali emri i tij lidhet me ekipin e Bolonjës, por në skenë ka dalë edhe Milani. Në 34 ndeshje me Sëlltik B, 18- vje çar i ka shënuar 23 gola, ndërsa në 6 takime me ekipin e parë të Sëlltikut, ka gjetur një herë rrjetën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania