Panorama Sport (Albania)

Sukaj: Titulli në Shkodër, pres finale me të kuqtë

“Partizani i avantazhua­r të dielën, më mirë të dalë barazim”

- ADMIR URUÇI

Ish-sulmuesi: Jam tifoz me Vllazninë, është momenti i saj

Xhevahir Sukaj, ishsulmues­i i Vl laznisë dhe Partizanit, në një intervistë për News24, theksoi se këtë sezon ëndërron një finale mes këtyre dy ekipeve, por titullin e dëshiron në Shkodër. Sukaj analizoi në “Sport News” këto dy ekipe dhe përballjen e së dielës mes tyre, ndërsa shpreson që mes katër ekipeve të para të jetë edhe Tirana, një ekip i madh ndaj të cilit ka shumë kujtime.

Sukaj, çfarë do të thotë për ju kjo sfidë, çfarë përfaqëson për ju një përballje Partizani-vllaznia?

Vllaznia më ka rritur, kam dalë nga Shkodra. Kam emocione të papara. Kam një dhomë të madhe me kujtimet në të gjithë ekipet, por Vllaznia zë pjesën më të madhe. Ndeshje shumë e bukur, të dyja janë pretendent­e, të dyja kanë bërë një sezon me ulje- ngritje. Vllaznia e nisi keq, por pas janarit bëri një paraqitje shumë të mirë, më mirë sesa çdo ekip tjetër. Ka 2-3 javë që ka rënë pak, por kështu është futbolli. Gjithsesi, mendoj se do të jetë një sfidë shumë e bukur, besoj se do të jem edhe në stadium. Kam kohë që nuk shkoj, shpresoj ta shijoj.

Cili është kujtimi më i bukur që keni nga kjo përballje, apo goli më i bukur?

Me Partizanin i kam shënuar Vllaznisë, edhe me Vllazninë, me sa kujtoj, i kam shënuar Partizanit. Nuk kam ndonjë kujtim specifik, pasi kanë pasur pak përballje ndërmjet tyre, por nëse më duhet të veçoj, po zgjedh golat që i kam shënuar Tiranës, si me Vllazninë edhe me Partizanin. Është edhe rastësi, nuk kam gjë me ekipin e Tiranës, por kundër saj kam shënuar disa gola shumë të bukur, me Vllazninë i kam shënuar nga larg, në derbi gjithashtu kam shënuar gola decizivë, i konsideroj këta si golat më të veçantë.

Çfarë do të preferonit, një derbi Partizani-tirana, Vllaznia-tirana apo PartizaniV­llaznia. Cilën keni ndierë më shumë në karrierë?

Kur kam luajtur me Vllazninë e kam ndierë kur luaja kundër Partizanit. Ndërsa kur luaja për Partizanin nuk e ndieja shumë ndeshjen me Vllazninë, sepse kisha siklet. Kurse kur luaja kundër Tiranës, kisha emocione të forta. Për ne në Shkodër ka

shumë rëndësi ndeshja me Tiranën, kjo ishte ndeshja më e rëndësishm­e, Vllaznia-tirana. Gjithashtu, edhe derbi, kur isha pjesë e Partizanit, ishte kryefjala. Prandaj e theksoj, që ndeshjet më të rëndësishm­e kanë qenë kur luaja kundër Tiranës.

Keni një peng nga karriera juaj me këto dy klube?

E kam peng që nuk dola kampion me Vllazninë, i kemi pasur mundësitë, e kemi humbur një herë kampionati­n me Tiranën në javën e fundit. Një njeri që arrin disa gjëra në futboll, thotë si nuk arrita edhe disa gjëra të tjera, por ky ka qenë “kismeti”. Do të kisha pasur shumë dëshirë të dilja kampion me Vllazninë dhe Partizanin, por nuk ka qenë e shkruar.

Si e shihni sot këtë përballje, cilin ekip shihni favorit?

Ndeshje e fortë, ndeshje e bukur. Kam përshtypje­n që favorit është Partizani në këtë sfidë, duke parë edhe forma e Vllazninë në këto javët e fundit, por është një ndeshje e hapur, është e vështirë të flasësh për favoritë. Unë kam qejf të dalë barazim.

Në Shkodër të gjithë ëndërrojnë titullin, është kthyer si një mallkim. A e ka potenciali­n ky ekip për të fituar titullin?

Në Shkodër gjërat i kërkojnë me ngulm, ndoshta se i mungon prej kaq shumë vitesh. Në Shkodër po bëhen shumë ndryshime kohët e fundit, “inshallah” po vjen

edhe titulli. Besoj se këtë vit është pretendent­i kryesor, duke parë edhe sezonin që ka bërë pas janarit, ka qenë ekipi më i mirë. Shpresoj që ta kalojë sa më shpejt këtë moment dhe të mbetet pretendent. Unë me shpirt dhe me zemër e dua titullin në Shkodër. Le të qëndrojmë tek ajo ideja, meqenëse në Shkodër po vazhdojnë ndryshimet, të vazhdojë edhe te titulli, të kthehet në Shkodër.

Titulli është kusht edhe për Partizanin, vetëm ky objektiv i ka mbetur. Cilin shihni më lart nga këto dy ekipe në këtë garë?

Partizani është një ekip i investuar shumë, unë kam marrëdhëni­e shumë të mira me drejtuesit e Partizanit. E di që investohet shumë, bëhet maksimumi për ekipin, edhe më shumë se në Shkodër. Partizani është një ekip që të “pickon” kur e ka momentin. Ekipet e kanë frikë Partizanin, padiskutim. Mendoj që në katërshe, ekipet kanë më frikë Partizanin sesa Vllazninë, sepse është një ekip i kryeqyteti­t, me influencë të madhe dhe ndeshjet do të luhen në kryeqytet. Gara është e hapur, Partizani është kryesor, nuk diskutohet. Unë shpresoj që të mos përplasen mes tyre dhe të shkojnë bashkë në finale, por unë anoj nga Vllaznia.

Në mes është edhe Kupa, Vllaznia është ende në lojë, a mund ta përmbysë Egnatian?

Nëse Vllaznia merr një rezultat

pozitiv me Partizanin, me shumë mundësi e ka më të lehtë të kalojë edhe Egnatian. Vllaznia në Shkodër i bën ndeshjet shumë mirë, tregon që mposht çdo kundërshta­r kur është në ditën e tyre më të mirë. Unë mendoj se do ta kalojë Egnatia, plus që Egnatia ka pasur dhe një fatkeqësi me Duamenën, ai djalë ishte i papërmbajt­shëm. Egnatia është një ekip i fortë, por Vllaznia ka më shumë shanse për të kaluar, pavarësish­t humbjes në ndeshjen e parë.

A e shpëton Kupa sezonin e Vllaznisë, a mjafton një trofe për ta quajtur sezonin të suksesshëm?

Vllazninë nuk e shpëton Kupa. Kukësin po e shpëton Kupa, por jo tri ekipet e tjera. Janë ekipe që janë ndërtuar për të dalë kampion. Kupën e “falin” ata, nuk iu intereson, iu intereson vetëm titulli.

Po Tiranën, e shihni diku në valle, në kampionat apo në Kupë?

Tirana ka bërë një sezon jo të mirë. E përgëzoj për shitjet që ka bërë, si në rastin e Muçit, ashtu si edhe Partizani Skukën. Më vjen keq për Tiranën, për sezonin që po bën. Dua ta shoh Tiranën mes katër ekipeve të para, pavarësish­t se mund të mbesë hatri dikujt tjetër. Tirana është ekip i madh, është një skuadër, e cila me këdo që përplaset dhuron emocione, ndeshje të bukura, tifozllëk, më vjen realisht shumë keq!

 ?? ?? Moment nga një prej ndeshjeve të këtij sezoni mes Vllaznisë dhe Partizanit
Moment nga një prej ndeshjeve të këtij sezoni mes Vllaznisë dhe Partizanit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania