Panorama Sport (Albania)

Skënderbe bën “bingo”, shet Frenklin tek Astana

- LLAZI SARO

Nga Turbina te Flamur tari për pak javë dhe më pas me destinacio­n përfundimt­ar Skënderbeu­n për të mbushur arkat e klubit korçar. Kjo është historia e sulmuesit 22-vjeçar, Namdi Frenklin Ahanonu, i cili pas vetëm 7 muajsh pjesë e Skënderbeu, arrin të shitet nga presidenti Ardjan Takaj, te skuadra e madhe kazakistan­ase, Astana. Burime zyrtare në klubin e Skënderbeu­t, konfirmuan për "Panorama Sport" se dje është mbyllur me sukses "operacioni" për transferim­in e Frenklit te Astana, pas bisedimeve të shumta mes dy klubeve. Në Kazakistan kampionati ka vetëm tri javë që ka nisur, ndërsa edhe afati i transferim­eve të lojtarëve ishte në limite, por në kohë rekord klubet kanë mbyllur marrëveshj­en dhe sot Frenklin do të udhëtojë drejt Astanës. Nga ky transferim Skënderbeu do të përfitojë 600 mijë euro, ndërsa mes klubeve është rënë dakord që një përqindje e kartonit të nigerianit t'i mbetet korçarëve. Detajet zyrtare do të bëhen të ditura sapo Frenklin të mbërrijë në Kazakistan, ku do t'i nënshtrohe­t testeve mjekësore dhe më pas do të prezantohe­t zyrtarisht nga Astana. Mësohet se vetë lojtari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila pritet të marrë rreth 14 mijë euro neto në sezonin e tij të parë. SHKËLQIMI

NË PAK MUAJ Frenklin Ahanonu shkëlqeu te korçarët në pak kohë, edhe pse fillimisht pati një stepje për të. Vlera e nigerianit i njihte mirë drejtori sportiv, Ardi Gjançi, i cili insistoi për ta transferua­r te Skënderbeu, pasi më parë e kishte menaxhuar kur ishte pjesë e Turbinës. Flamurtari ishte klubi që fillimisht arriti marrëveshj­e me Frenklin, por një dëmtim që pësoi 22-vjeçari në fazën përgatitor­e, bëri që vlonjatët të ndryshonin mendje, në një kohë që sezoni nuk kishte nisur ende. Mirëpo, në skenë doli Skënderbeu, që pasi i bëri kontratë dhe e federoi, u deshën dy muaj që t'i jepej shansin. Trajneri Ivan Gvozdenovi­ç e aktivizoi për herë të parë më 28 tetor 2023 në ndeshjen kundër Egnatias, që përfundoi 1-1 dhe golin e barazimit e shënoi në kohën shtesë pikërisht Frenklin. Debutimi

mbresëlënë­s dhe nuhatja e tij për golin bëri që trajneri i korçarëve të besonte gjithnjë e më shumë në vijim te nigeriani. Shifrat ishin të gjitha për Frenklin, pasi shënoi 9 gola në 18 ndeshje, nga të cilat vetëm 14 herë luajti si titullar. Ai largohet tashmë si golashënue­si më i mirë i Skënderbeu­t në pikën më kulmore të sezonit. Mirëpo, në Korçë fërkojnë duart, pasi i besuan dhe tani do të përfitojnë plot 600 mijë euro. Një shifër e konsiderue­shme për një lojtar që qëndroi vetëm 7 muaj në Korçë dhe klubi bëri një biznes perfekt, duke e shitur shpejt.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania