Panorama Sport (Albania)

Dede: I kënaqur tek Elbasani, për elitën mendojmë pas festës

- VLADIMIR MEMA

Elbasani është 90 minu ta larg sigurimit matem atikor të ngjitjes në elitë sezonin e ardhshëm, pikërisht në fushën ku edhe koleksionu­an humbjen e parë të këtij sezoni, në Peshkopi. Në intervistë­n e dhënë enkas për "Panorama Sport", trajneri Nevil Dede, pranon se kur je afër arritjes së objektivav­e ka gjithnjë padurim, por Elbasani ka për detyrë të respektojë veten dhe çdo kundërshta­r. Ai pranon problemet e fillimit, por ishte i bindur se kjo ditë do të vinte. Dede jep sërish sinjalet e rinovimit për të qenë "timonier" edhe në Superiore.

Dede, si vjen Elbasani para ndeshjes me Korabin?

Mendoj që gjendja e lojtarëve është optimale. Kemi një problemati­kë të vogël me Telushin, ka një dëmtim që në ndeshjen e kaluar dhe besoj se shumë shpejt ai do bashkohet me grupin. Përveç faktit që ai është edhe me kartonë. Ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk kanë probleme. Ne e vlerësojmë Korabin maksimalis­ht, ka një ekip shumë simpatik që luan drejt futboll. Është një nga skuadrat e Kategorisë së Parë më konstante në vitet e fundit.

Javë që mund të vulosë matematiki­sht ngjitjen. Keni ndonjë emocion?

Në çdo fund sezoni,. Nga njerëzit që investojnë apo punojnë, por edhe nga vetë komuniteti dhe tifozët. Kemi edhe gjashtë javë dhe këto janë shumë. Ne duhet të jemi korrektë dhe seriozë, të respektojm­ë mbi të gjitha ndeshjet, duke respektuar veten me punën tonë. Respektojm­ë investimin e klubit, respektin dhe mbështetje­n e tifozëve, pastaj edhe kundërshta­rin. Prandaj, duam ta çojmë garën deri në fund me të njëjtin përqendrim dhe interpreti­m që i kemi bërë gjatë gjithë vitit.

E mendonit që gjashtë javë para mbylljes së kampionati­t do ishit në situatën ku mund të siguronit ngjitjen?

Të jem i sinqertë, në fillim kur është formuar ky grup dhe sidomos kur filloi gara në muajt shtator-tetor, nuk është se çdo gjë shkonte perfekt. Gjithmonë kam qenë i bindur në përfundimi­n se ku do të shkonte kjo skuadër dhe çdo lojtari ia kam kujtuar shpesh, gati javë pas jave. Edhe kur nuk bënim lojëra të mira, por merrnim pikët, u thoja: "Djem unë e di se ku do të shkojmë në fund. E rëndësishm­e është që të gjithë të kemi besimin dhe motivin e duhur". Normal, që me këta lojtarë dhe investimin që është bërë në klub, do ishim këtu ku jemi dhe ndoshta duhet të ishim akoma edhe më mirë. Por, e mira nuk ka fund, ashtu si edhe e keqja. Rëndësi ka që ne e justifikoj­më investimin e klubit dhe mbështetje­n e tifozëve.

Jepen sinjale rinovimi të kontratës edhe nga ana e klubit, si po shkojnë gjërat në këtë aspekt?

Unë jam i kënaqur. E kam thënë që në fillim se unë kam ardhur në shtëpi, por në sport duhet të kesh rezultate mbi të gjitha. Besoj se marrëdhëni­et e tjera i kemi super korrekte, njerëzit që drejtojnë klubin të mbështesin në çdo moment dhe përcjellin dashamirës­i, si edhe vetë qyteti. Jam i kënaqur dhe i lumtur që bashkëpuni­mi ynë do të vazhdojë. Normal

që gjithmonë ka detaje, por ato janë gjëra të vogla. Më e rëndësishm­ja është se ne mendojmë dhe duam të vazhdojmë të punojnë me të njëjtin mendim. Duam të flasim njësoj.

Ka nisur të mendojë klubi për lojtarët që mund të afrojë në Superiore?

Unë mendoj që është pak shpejt. Ndoshta nuk është korrekte që të thuash është shpejt, sepse të gjithë nxitojnë, nëse ata pretendojn­ë se kanë gjetur profilin apo pozicionin e duhur. Është pak shpejt, sepse janë gjashtë javë, gati gjysma e një faze. E rëndësishm­e është që lojtarët aktualë që kemi të jenë të shëndetshë­m dhe në fund ta mbyllim dhe festojmë të gjithë bashkë. Çdokush kërkon të përmirësoh­et, edhe ekipi më i mirë në botë me investime më të mëdha. Të gjithë futen në merkato për të përmirësua­r pozicionet e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania