Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Arbri: Ky ekip i mungon elitës

Beratasi shpreh keqardhjen e madhe edhe për Tomorin

- ERMAL SIKA

Ish-lojtari i vlonjatëve beson te ngjitja në Superiore

Polizoi Arbri vihet në vështirësi, kur e pyet se kë do të mbështeste në ndeshjen e sotme mes Flamurtari­t dhe Tomorit. Ai e di mirë që skuadra e vendlindje­s, edhe sikur të fitojë në Vlorë, nuk shpëton. Rreth 9 vite më parë Arbri mbronte ngjyrat e Flamurtari­t dhe nostalgjin­ë nuk e fsheh. Keqardhje ka për kuqezinjtë që gjenden në Kategorinë e Parë, por edhe për Tomorin që po shkon në të Dytën. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, 35-vjeçari flet për të dyja këto skuadra tradite në futbollin shqiptar.

Arbri nesër (sot) luhet Flamurtari-tomori, me kë doje të ishe në fushë nëse do të luaje?

Për mua të dy ekipet kanë vend të veçantë dhe nuk mund t’i veçoj. Tomori është ekipi, ku u formova si futbollist, ndërsa Flamurtari, ekipi ku kam fituar Kupën e Shqipërisë dhe kam marrë pjesë me të në Ligën e Europës. I vlerësoj të dy klubet për historinë që kanë në futbollin shqiptar dhe për traditën dhe brezat që kanë nxjerrë.

Flamurtari aktualisht në Kategorinë e Parë, të vjen keq?

Kujt nuk do t’i vinte keq që një emër i madh si Flamurtari të jetë në Kategorinë e Parë. Edhe mua si një ish-futbollist i kësaj skuadre, patjetër që më vjen shumë keq. Por realitetin nuk e kthejmë dot. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojmë suksese Flamurtari­t dhe të ngjitet sa më shpejt në Superiore. I mungon elitës së futbollit shqiptar.

Duket se “Play off”- i mbetet shpresa për ngjitjen. Sa mendoni se janë mundësitë?

Mundësitë Flamurtari i ka të mëdha. Skuadra ka lojtarë cilësorë dhe me eksperienc­ë të madhe, që dinë t’i zgjidhin ndeshjet. Duhet pak profesiona­lizëm që nuk i mungon, por edhe kujdes, pasi këto janë ndeshje vendimtare.

Tomori zbret në Kategorinë e Dytë, si ndiheni?

Keqardhje e madhe. Tomori nuk e meriton të jetë aty, sepse i ka dhënë futbollit në Shqipëri. Keqardhje e madhe!

Eqerem Memushi është trajner i Flamurtari­t ndërsa ka drejtuar më parë edhe Tomorin...

Profesor Eqeremin e njoh personalis­ht. Është një figurë e nderuar në Vlorë dhe në Shqipëri. Ka bërë mirë në çdo skuadër që ka qenë dhe aktualisht te Flamurtari ka futur grintën vlonjate që i mungonte prej vitesh kësaj skuadre.

Keni nostalgji për Vlorën?

Te Flamurtari kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime dhe normalisht që ndiej një farë nostalgjie.

Me çfarë merreni aktualisht?

Aktualisht vazhdoj të merrem po me futbollin. Kam një miniakadem­i, duke filluar që nga mosha 6-vjeçare dhe deri te 15-vjeçarët. Me këta të fundit dola kampion.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania