Panorama Sport (Albania)

Dulo: Prestige mund Arnisën, objektivi s’varet vetëm nga ne

Trajneri shpreson që ekipi të kapë “play off”-in

-

Kategoria e Tretë luan të dielën ndeshjet e javës së 12-të. Prestige luan në transfertë ndaj Arnisës, takim i cili do të luhet të dielën në orën 15:30 në fushë asnjanëse, në stadiumin e Peqinit, pasi vendasit janë dënuar nga Disiplina. Në prag të kësaj sfide trajneri i Prestige, Mandrit Dulo, për “Panorama Sport” tregon se çfarë pret nga ekipi në këtë sfidë delikate. Prestige, pavarësish­t 4 humbjeve, nuk i ka humbur shpresat për të arritur objektivin, ngjitje në Kategorinë e Dytë.

Profesor, ku çaloi skuadra në sfidën e humbur ndaj Basanias?

Në ndeshjen kundër Basanies, mendoj se na mungoi agresivite­ti dhe finalizimi që nuk ishte në nivelin fazës së parë. Në analizë, pika e parë që unë u kërkova djemve ishte mungesa e agresivite­tit dhe e luftës së fortë sportive, të cilën e bënë, por jo deri në momentin e pësimit të golit.

Sa mundësi ka Prestige, pas 4 humbjeve, për t’u ngjitur në të Dytën, duke parë dhe renditjen aktuale?

Për momentin nuk jemi aty ku duhet në renditje, sepse nuk varet vetëm nga këmbët tona. Ne duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura dhe të shpresojmë që të luhet drejt. Shpresojmë edhe te frenimi i ekipeve të tjera, që të paktën të arrijmë “play off”in.

Ndeshja kundër Arnisës mund të jetë vendimtare për sezonin?

Fitorja me Arnisën, padyshim që na ngre në renditje, por mbi të gjitha ngre moralin dhe emrin e Prestige, si dhe vendos edhe kampionati­n në një fazë delikate.

Ne na intereson vetëm fitorja. Kam folur me djemtë për këtë ndeshje që kërkon moral të lartë dhe dëshirë, kështu që rritet më shumë ana psikologji­ke për të kaluar ngërçin e rezultatev­e te ndeshjeve të fundit. Gjej rastin për t’i falënderua­r për atë që kanë dhënë dhe shpresoj të bëjnë më të mirën kundër Arnisës. Për këtë nuk u mungojnë mundësitë, por edhe as cilësitë, për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Ju favorizon fakti që kundër Arnisës luhet në fushë asnjanëse?

Ndeshjet jashtë fushës ekipi ynë i ka luajtur pa presion dhe ia ka dalë të marrë pikët maksimale, thuajse në çdo sfidë që jemi përballur. Pavarësish­t se ku luhet, ne duhet të japim më të mirën që ta fitojmë këtë ndeshje.

Si e prisni sfidën, ku myzeqarëve u vlen edhe barazim për t’ju mbajtur pas. A jeni nën presion se duhet të fitoni me çdo kusht?

Në këtë ndeshje shkojmë pa dyshim vetëm për një rezultat, tri pikët e plota. Skuadra është gati për këtë sfidë dhe grupi është i plotë. Dua të falënderoj stafin për punën e palodhur duke e përgatitur ekipin sa më të plotë për këtë takim. ABDULLA DUSHKU

15.06.2024

SPANJË-KROACI 18:00 ITALI-SHQIPËRI 21:00

( Signal Iduna Park, Dortmund)

19.06.2024

KROACI-SHQIPËRI 15:00

( Volksparks­tadion, Hamburg)

20.06.2024

SPANJË-ITALI

24.06.2024

SHQIPËRI-SPANJË 21:00

(Merkur Spiel-arena, Dyseldorf)

KROACI-ITALI 21:00 21:00

 ?? ?? Mandrit Dulo, trajner i Prestiges
Mandrit Dulo, trajner i Prestiges

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania