Panorama Sport (Albania)

Kualifikue­set për “Euro 2025”, Shqipëria mundet në Luksemburg

FUTBOLL/ Vajzat kuqezi përmbysen në debutim

-

Shqipëria e vajzave e nisi me humbje edicionin e ri kualifikue­s të vlefshëm për Kampionati­n Europian “Zvicër 2025”. Skuadra kuqezi u mposht në transfertë nga Luksemburg­u me rezultatin 2-1. Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen nga Luksemburg­ut: Viona Rexhepi, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Arbenita Curraj, Luçije Gjini, Qëndresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Alma Hila, Fortesa Berisha, Gresa Berisha. Në stadiumin “Émile Mayrisch”, minutat e para të takimit ishin të barabarta. Rasti i parë i rrezikshëm u regjistrua nga ekipi i Luksemburg­ut në minutën e 15-të, teksa portierja,

Viona Rexhepi, shpëtoi Shqipërinë nga goli. Në minutën e 31-të, Shqipëria gjeti rrugën e rrjetës me kapitenen Megi Doçin por goli u anulua për pozicion të parregullt. Në vijim Shqipëria ishte më kërkuese dhe ia doli mbanë të zhbllokont­e rezultaqip­ëria

tin në minutën e 43-të me Luçije Gjinin. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për Shqipërinë. Edhe fraksioni i dytë nisi më mirë për vajzat kuqezi, të cilat u hodhën në sulm në kërkim të golit të dytë. Në minutën e 51të, Shqipëria humbi sërish një mundësi të mirë shënimi me Fortesa Berishën, por goditja me kokë përfundoi jashtë. Trajneri Grima bën dy zëvendësim­et e para në minutën e 58-të. Nga loja dalin Gresa Berisha e Fortesa Berisha dhe aktivizohe­n Mimoza Hamidi e Kristina Maksuti.

Luksemburg­u barazoi ndeshjen në minutën e 68-të me Charlotte Schmit. Ndërsa në fundin e takimit realizuan edhe golin e dytë me Amy Thompson. Kjo ishte ndeshja e parë kualifikue­se në edicionin e ri, ndërsa më datë 9 prill, She vajzave do të luajë takimin e dytë kualifikue­s ndaj Estonisë në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja është planifikua­r të luhet në ora 20:00, teksa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për të gjithë tifozët, në mbështetje të vajzave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania