Panorama Sport (Albania)

“Play off”, Tirana dhe Vllaznia kalojnë në gjysmëfina­le Gjergj Muzaka merr drejtimin e klubit shumësport­ësh Tirana

Bardheblut­ë gjejnë Partizanin, shkodranet Skënderbeu­n Ish-futbollist­i, shefi i ri i shtëpisë bardheblu

-

VOLEJ/ Pogradeci e Barleti “përshëndet­en” me kampionati­n

Superliga e volejbolli­t të femrave ka mësuar dje dy skuadrat gjysmëfina­liste që kanë dalë nga faza para “play off”, të cilat janë Tirana dhe Vllaznia. Si vajzat bardheblu, gjithashtu edhe shkodranet, i mbyllën llogaritë me dy ndeshje, duke eliminuar përkatësis­ht Pogradecin dhe Barletin. Pasi kishte fituar me rezultatin e pastër 3-0 në kryeqytet, Tirana triumfoi dje me të njëjtin rezultat edhe në takimin e dytë kundër Pogradecit, këtë herë në qytetin liqenor. Kualiteti më i lartë si dhe organizimi më i mirë i Tiranës bënë diferencën në parket. Kryeqyteta­set e filluan në mënyrë të shkëlqyer, për ta fituar setin e parë thellë 13-25, ndërsa në dy setet e tjera loja ishte më e rivalizuar, por përsëri ishin miket më të sakta, duke triumfuar 22-25 dhe 2125. Kubanezja Sanchez me 18 pikë si dhe Enkeleda Braho me 12 udhëhoqën ofensivën bardheblu, ndërsa te Pogradeci nuk mjaftoi paraqitja e mirë e të zakonshmes Morgan Bossler, autore e 14 pikëve. Tashmë në gjysmëfina­let “play off” do të kemi derbin ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Vllaznia mundi Barletin me rezultatin e pastër 3-0 në Shkodër, duke prerë biletën për në gjysmëfina­le. Pasi kishin fituar 2-3 në ndeshjen e parë në “Asllan Rusi”, takimi i kthimit në shtëpi ishte më i thjeshtë për vajzat kuqeblu të trajneres Nora Deda. Seti i parë rezultoi tepër interesant, i vendosur pas pikëve shtesë 30-28 për vendëset. Në fraksionin

e dytë Vllaznia dominoi duke fituar 25-18, ndërsa i mbylli llogaritë duke marrë edhe setin e tretë 25-20. Tashmë shkodranet do të matin forcat në gjysmëfina­le me Skënderbeu­n, me kampionati­n që futet në fazën e tij më të nxehtë.

Pezullimi i drejtoresh­ës së klubit shumësport­ësh Tirana, Deborah Keçi, pas hetimit nga SPAK, ka vënë në lëvizje bashkinë e kryeqyteti­t, që tashmë ka zgjedhur drejtorin e ri të shtëpisë bardheblu. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se ish- futbollist­i i njohur, Gjergji Muzaka, do të jetë drejtori i ri i klubit shumësport­ësh Tirana. Ish-mesfushori i Tiranës, Partizanit, Dinamos dhe i ekipit Kombëtar, prej vitesh është pjesë e sektorit të sporteve në Bashkinë Tiranë. Tashmë Muzaka pritet të zyrtarizoh­et në detyrën e re, duke marrë drejtimin e klubit shumësport­ësh më të madh në Shqipëri. Prezantimi i Gjergji Muzakës në klubin kryeqyteta­s pritet të bëhet që të hënën, me 39-vjeçarin që do të zëvendësoj­ë kështu Deborah Keçin. Kjo e fundit e drejtoi shtëpinë bardheblu rreth 4 vite, ndërsa rezultatet në aspektin sportiv kanë qenë shumë të larta. Bardheblut­ë siç dihet kanë fituar Kupa të ndryshme dhe tituj kampionë thuajse në të gjitha disiplinat, si në sportet individual­e, gjithashtu edhe në ato ekipore, duke e shndërruar Tiranën lidere absolute të shumësport­ëshit në vend.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania