Panorama Sport (Albania)

Pioli sfidon tabunë: Nuk kam fituar kurrë katër herë rresht

-

Para ndeshjes së parë çerekfinal­e të Ligës së Europës kundër Romës, Milani dëshiron të sigurojë vendin e dytë në kampionat. Kuqezinjtë do të përballen me Leçen sot në 15:00 dhe Stefano Pioli është munduar që edhe ndërmjet konferencë­s për shtyp të mbajë ekipin e tij vigjilent.

Rrugëtim i pastër në mars, po nga prilli çfarë prisni?

Ekziston edhe dëshira për të bërë mirë edhe gjatë këtij muaji. Jemi futur në periudhën e rëndësishm­e të sezonit në kushte të mira mendore dhe loje. Asnjëherë nuk kemi arritur të fitojmë pesë ndeshje radhazi këtë vit dhe duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë ndaj Leçes. Kemi përballë një ekip që nuk ka pësuar gol që nga ndërrimi i trajnerit dhe kjo u pa një javë më parë kur vunë në vështirësi Romën

Pra, Leçe është më shumë sesa një pengesë?

Ndeshja do të jetë e vështirë. Leçe po bën mirë, ka gjetur ekuilibrin dhe ka lojtarë të shpejtë përpara. Pastaj edhe kemi cilësitë për t'i shqetësuar ata dhe për të kontrollua­r ndeshjen.

Ky Milan ka ndryshuar shpesh, apo jo?

Ndryshoi sepse eksperienc­at që kemi pasur na mësuan diçka. Një trajner gjithmonë sjell diçka të dobishme për t'u rritur dhe përmirësua­r. Qoftë teknike, taktike, menaxheria­le apo komunikues­e.

A do të ketë rrotacion përpara Romës?

Përqendrim­i është vetëm në ndeshjen me Leçen. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim, ato do të lidhen me formën fizike të dikujt dhe skualifiki­min e Loftus-çikut. Sigurisht jo sepse po mendojmë për Romën. Duhet t'u japim vazhdimësi rezultatev­e dhe unë do të luaj me skuadrën më të mirë

Sa ndikojnë javët pa impenjime në mes?

Të mos kesh ndalesa apo probleme gjatë javës të lejon të kesh një gjendje të shkëlqyer. Gjendja varet edhe nga aspekti mendor. Dhe tani jemi mirë. Ajo që kemi bërë deri tani ka pak rëndësi. Duhet të mendojmë për paraqitjen më të mirë. Kampionati është ende i gjatë dhe fundi do të vendosë disa situata.

A do ta jetë Benaser që do të zëvendësoj­ë Loftus Çikun?

Benaser mund të luajë në vend të Loftusit. Ai humbi disa stërvitje sepse ishte me grip, ndaj të shohim. Një nga shokët e tij të skuadrës mund të luante gjithashtu. Joviçi ka cilësi dhe më duket gati për të luajtur pas shpinës së Zhirusë.

Dëshirë për t'u argëtuar, apo rezultat me çdo kusht?

Më shumë se dëshira për t'u argëtuar, është entuziazmi ai që bën diferencën. Për karakteris­tikat mendore të lojtarëve të mi është situata më e mirë. Jemi të fokusuar te sfida me Leçen.

Përse Milani nuk shënon shumë nga distanca?

Ata duhet të jenë një armë shtesë. Kemi lojtarë me cilësitë e duhura për t'i shfrytëzua­r, por jo gjithmonë kemi qenë më fat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania