Panorama Sport (Albania)

Rekordi i pikëve, Interi kërkon Turamin e vërtetë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Simone Inzagi është në kërkim të Turamit të vërtetë për sprintin final drejt titullit kampion. Dëshiron patjetër që ta mbyllë sa më shpejt zyrtarizim­in e yllit të dytë në fanellë. Francezi, i cili në ndeshjen e parë kundër Udinezes shënoi golin e tretë me asistin e Mkitariani­t nuk shënon që nga 15 shkurti në sfidën e fituar kundër Salernitan­ës. Pak ditë më vonë u dëmtua në ndeshjen e parë ndaj Atletikos në muskulin e gjatë të kofshës së djathtë. Edhe pse u rikthye në kohë për duelin e dytë në "Metropolit­ano", nuk ndryshoi dot fatet e asaj sfide. Sezoni i parë në Serinë A për Turamit mund të konsideroh­et pozitiv, pavarësish­t se në për 1 muaj e gjysmë nuk ia ka dalë që të thyejë portierët kundërshta­rë. Nuk shënon prej 5 ndeshjesh, 4 në Serinë A dhe 1 në Champions. Në Madrid, Turam pati shansin e artë për të mbyllur llogaritë e kualifikim­it për në çerekfinal­e, por e gaboi asistin e Lautaros. Ndaj Napolit dhe Empolit nuk e ndërpreu dot momentin negativ, ndërsa as kombëtarja nuk e ndihmoi dot pasi luajti 2 ndeshjet si titullar kundër Gjermanisë dhe Kilit.

NË RËNIE- Gjatë kësaj jave me 2 ditë pushim, Turam ka pasur mundësi që të karikojë bateritë dhe për të përmirësua­r aspektin fizik që nuk është më i miri i mundshëm. Kundër Empolit bëri disa shkëputje interesant­e, por nuk është ende në formën optimale. Të

hënën në Udine, Inzagi shpreson që ta shohë Markusin e vërtetë, i cili ka shprehur dëshirën për të përmirësua­r golat e një sezoni më parë kur arriti 13 me Gladbahun. I duhen edhe 3 gola me Interin në këtë sezon. Nëse skuadra e Inzagit kërkon të thyejë rekorde

në aspektin e pikëve apo golave të realizuar në sezon, sigurisht që ka nevojë për Turamin e vërtetë. Ka nevojë gjithashtu që edhe Lautaro Martinez t'i japë një dorë në këtë moment delikat, që në fakt po e kalon edhe vetë sulmuesi argjentina­s.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania