Panorama Sport (Albania)

“Rekordmeni” Myler kërkon ndeshjen e 700-të me Bajernin

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bajern Mynih dhe Tomas Myler janë kthyer në një trup të vetëm në identifiki­min e vlerave, aty ku dashuria e tifozëve për sulmuesin 34vjeçar është në të njëjtën nivel sikurse ndaj klubit. Ndonëse vitet kalojnë, prestigji dhe kontributi i Tomas Myler mbetet konstant. Përtej peripecive me lëndimet dhe mungesë e minutazhit, ai ia ka dalë të aktivizohe­t në 34 raste me fanellën e klubit më të titullar në Gjermani, cikli 2023-2024. Por ndeshja me Haidenhaim­in, e planifikua­r të luhet ditën e sotme, do të shënojë moment historik në karrierën e tij, plot 700 prezenca në nivel klubesh, të ardhura me gjigantët nga Mynih. Ai e nisi rrugëtimin si profesioni­st me Bajernin në 15 gusht të vitit 2008 kundër Hamburgut, e ku në krye të ekipit ishte Jyrgen Klinsman, specifikis­ht në moshën 18 vjeç, 11 muaj e 2 ditë. Prej asaj dite e deri në ciklin aktual "plakushi" bavarez ka fituar gjithçka të mundshme në nivel klubesh, nga Bundesliga, Kupa e Superkupa e Gjermanisë, Champions, Superkupa e Europës, e deri te Botërori i Klubeve. Nëse i referohemi golave të shënuar, Tomasi e ka dërguar sferën në kuadratin mik në 239 raste, ndërsa 265 janë asistet. Pavarësish­t palmaresit të gjerë në trofe, ende mbetet një tjetër ikonë e Bajernit në majë të tabelës me numrin më të lartë paraqitjes­h.

RIVALËT - Portieri legjendar i katërkëndë­shit bavarez, Sep Majer, është "ajsbergu" i fundit që Myler do të synojë të arrijë në takimet e ardhshme, 707 prezenca. Kanë mbetur 7 javë të tjera deri në mbylljen e Bundesligë­s dhe nëse problemet fizike nuk e pengojnë, me shumë gjasa do e kurorëzojë këtë arritje brenda etapës ekzistuese. Në vendin e 3 të këtij podiumi radhitet një tjetër emblemë e Bajern Mynih, fjala është për Oliver Kahn. Golashënue­si më i mirë i kampionëve, Gerd Myler, mban vetëm pozitën e 4-të. Në "top-20"-she nuk mungojnë emra të rëndë të futbollit gjerman nën "lëkurën" e Bajernit si Bekenbauer, Mateus, Rumenige, Lahm Riberi, Levandovsk­i apo Alaba. Manuel Nojer dhe Joshua Kimish bëjnë pjesë në këtë klasifikim dhe vijojnë të ngjisin shkallë gradualish­t, megjithëse të distancuar nga kryesuesit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania