Panorama Sport (Albania)

Reali me “bateritë plot” kundër Mançester Sitit

Takimet e radhës, vendimtare në La Liga dhe në Champions

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Të dhënat fizike ndaj Bilbaos konfirmojn­ë formën e mirë

Tetë ndeshje në La Liga dhe, në rastin më të mirë, pesë ndeshje në Ligën e Kampioneve, këto janë çfarë i kanë mbetur Realit deri në fundin e sezonit. Skuadra e Ançelotit mbërrin në pjesën e fundit të sezonit me bateritë e tij e karikuara plotësisht, siç e tregojnë të dhënat fizike të siguruara pas fitores 2-0 ndaj Bilbaos në ndeshjen e javës së kaluar në La Liga. Të dhënat konfirmojn­ë se gjendja fizike e madrilenëv­e është ideale për këtë fazë të sezonit, kur vendosen titujt e mëdhenj, me objektivat prioritare titulli në La Liga dhe Liga e Kampioneve. Kundër Bilbaos, sasia dhe cilësia e përpjekjev­e të lojtarëve madrilenë u përshtatën me planin e hartuar nga Antonio Pintus, dhe i mbikëqyrur nga Karlo Ançeloti, personi përgjegjës për gjendjen fizike të skuadrës. Rezultatet e stresteste­ve të fundit të kryera në skuadër në Valdebebas më 13 mars, para pushimit të fundit ndërkombët­ar, u konfirmuan të dielën e kaluar në fitoren ndaj baskëve. Katër nga lojtarët e Madridit tejkaluan barrierën prej 10 kilometras­h ( Valverde, Tçuameni, Bellingam dhe Karvahal). Në sprintet me një shpejtësi mbi 24 kilometra në orë - anglezi ishte i pari duke arritur 506 metra. Sa i përket shpejtësis­ë maksimale, protagonis­ti i saj nuk është për t’u habitur. Fede Valverde arriti një kulm prej 33.3 kilometras­h në orë. Të gjitha të dhënat shpjegojnë faktin se Reali i Madridit e mbylli duelin me distancën e përshkuar në minutë dhe të dhënat e fuqisë metabolike mbi mesataren e sezonit, por edhe të një jave më parë!

Tri finale – Të gjitha këto të dhëna, të cilat stafi teknik i Madridit i vlerëson në maksimum, ushqejnë optimizmin e lojtarëve të bardhë, për tri finalet e sezonit, La Liga kundër Majorkës dhe Barcelonës dhe dy përballjet për çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit, të gjitha njëra pas tjetrës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania