Panorama Sport (Albania)

Ruci: Flamurtari ngjitet në elitë, pres një finale me Laçin

- ERMAL SIKA

Vasil Ruci është më se i bindur se Flamurtari do të ngjitet në Superiore. Madje ka hedhur "bast" edhe me Eqerem Memushin se në finale do të jenë me Laçin dhe do ta mposhtin. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", legjenda vlonjate thekson se kuqezinjtë kanë elementë cilësorë që zgjidhin situatat. Ruci thotë se kundërshta­rët e kësaj kategorie, Flamurtari i ka më se të kalueshëm. "Kompetenti" i vlonjatëve po bën të gjitha përpjekjet që në Vlorë të sjellë Barcelonën, dhe thotë se negociatat janë në rrugë të mbarë duke plotësuar çdo kërkesë të spanjollëv­e.

Ruci, mendoni se ky Flamurtar ngjitet në Superiore këtë sezon?

Flamurtari do të ngjitet në Superiore. Jam i bindur 100% që do të ngjiten këtë vit. Nuk e diskutoj fare!

Pse jeni kaq optimist dhe jepni këtë përgjigje të prerë?

Ekipi ka "kokrra" brenda tij, ka elementë që të zgjidhin. Ndonjëherë të zgjidh ekipi, ndonjëherë të zgjidhin edhe "kokrrat", të zgjidhin elementët. Ndaj them se ka futbollist­ë që të zgjidhin në momente të rëndësishm­e dhe vendimtare.

Çfarë mendoni se duhet të bëjnë më shumë?

E mira është që konsulta të jetë e madhe, se përveç të tjerave duan edhe konsulta. Në raste të tilla ajo është e vlefshme. Sa më shumë konsulta që të kenë aq më mirë është për të arritur objektivin madhor që klubi ka, për të cilin skuadra p o p unon d he të gjithë ne dëshirojmë. Është një kohë e gjatë që Flamurtari­t i mungon Superiorja dhe të gjithë e dëshirojmë të rikthehet sa më shpejt. E uroj këtë me shpirt dhe me zemër se kemi dhënë djersën dhe gjakun për atë fanellë, ndaj dhe na dhimbset.

Ka ende pengesa përpara se të shkojnë te ngjitja. Mendoni se janë të kalueshme skuadrat e Kategorisë së Parë?

Ekipet e Kategorisë së Parë Flamurtari nuk i ka problem. Finalja pastaj është vetëm një ndeshje dhe është tjetër gjë.

Keni një parashikim se cilin ekip të Superiores mund të ketë Flamurtari përballë në "finalen e madhe"?

"Play off"-in do ta kalojnë. Do t'u bjerë me Laçin dhe do ta mundin. Do shkojnë në Superiore! Mbaje mend këtë

nga unë. Eqeremit ia kam thënë para 3 muajve kur mori ekipin, që në "play off" do të ndesheni me Laçin dhe do të ngjiteni në Superiore. Do ta rrihni edhe Laçin.

Pse mendoni se Laçin e kanë një kundërshta­r të kalueshëm?

Sepse nuk është më Laçi i dikurshëm. Nuk është më i fuqishëm financiari­sht. Nuk e di, qofsha i gabuar, por unë këtë mendim kam.

Ju jeni iniciatori që po punoni për të sjellë në Vlorë Barcelonën e lavdishme me të cilën jeni ndeshur. Në çfarë faze janë negociatat?

Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet që ata duan. Presim përgjigje për listën e emrave. Kemi kërkuar që ndeshjen në Vlorë ta luajmë një ose dy javë përpara Kampionati­t Europian, ose në fund të qershorit. Tani varet kur i kanë mundësitë edhe ata, pasi aktualisht jo të gjithë janë në Barcelonë. Më thanë që do të sjellin 5-6 veta nga ai brez "i artë" që kanë luajtur me ne, plus edhe brezin e ri. Pastaj do të shkojmë ne atje. Besoj se do të jetë diçka e bukur që do të ngjallë emocione të shkuara dhe do të sjellë të gjithëve nostalgji një ndeshje Flamurtari­Barcelona, si në kohët e arta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania