Panorama Sport (Albania)

“Asllani si petull ka frikë të hajë”, rrëfehen 3 shokët

Shqiptari: Bëj shumë palestër, Fratezi është borxhli

-

Intervista ndryshe mes Fratezit, Augustos e Kristjanit

Jashtë fushës së lojës janë miq të mirë me njëri-tjetrin ndërsa në Itali i konsideroj­në si linjat e dyta perfekte të skuadrës së Interit. Kristjan Asllani, Karlos Augusto dhe Davide Fratezi kanë dhënë një intervistë të përbashkët aty ku kanë prekur tema të ndryshme të kampionati­t. I pari që merr fjalën është mesfushori shqiptar. “Ky është një grup i shëndetshë­m, ku të gjithë ndihen mirë me njëri-tjetrin. Ky është sekreti”, thotë Asllani. Diçka që e konfirmon edhe braziliani: Kjo është ajo që më ka befasuar për mirë.

Inzagi, ka merita në menaxhimin e këtij grupi?

FRATEZI: Është trajneri më i mirë që kam pasur deri tani për menaxhimin e skuadrës. Kurrë nuk është i rëndë në diskutime dhe batutën e ka gjithmonë gati. Kjo është shumë e rëndësishm­e, edhe për ata që nuk luajnë.

Po Turam çfarë lojtari është?

ASLLANI: Është lojtar shumë i fortë dhe simpatik. Është lidhur me grupin në mënyrë të jashtëzako­nshme.

AUGUSTO: Ai flet gjithmonë me të gjithë në dhomat e zhveshjes, edhe në fushë të jep një dorë. Është simpatik.

FRATEZI: Është i jashtëzako­nshëm, monstruoz.

Sa goditje dënimi shënon Çalhanoglu në stërvitje?

ASLLANI: Të gjitha më duket. Provon të stërvitet në ditën e ndeshjes dhe nuk kam parë kurrë të gabojë ndonjë.

FRATEZI: Nuk provon shumë...

AUGUSTO: Pjesën më të madhe.

Kush godet më shumë faulle në stërvitje?

FRATEZI: Asllani dhe pastaj Sançez. Janë të fiksuar.

E prisnit që Zomer të ishte kaq i fortë?

AUGUSTO: Unë po, sepse kam parë shumë ndeshje të tijat. Ka bërë pritje të jashtëzako­nshme në të shkuarën. Kjo bën që edhe ne të jemi më të sigurt kur luajmë.

FRATEZI: Unë jo, sepse nuk shoh shumë futboll...

ASLLANI: Sinqerisht jo. Më ka befasuar që në stërvitjen e parë që kemi bërë bashkë. Në lojën tokazi është realisht një portier i madh.

Na tregoni ndonjë sekret për njëri-tjetrin.

FRATEZI: Asllani nuk ha sepse ka frikë nga dietologu i skuadrës. Karlos Augusto do të mbjellë flokët.

ASLLANI: Davide bën sherr gjithmonë për qentë e tij, edhe pse në fund është gjithmonë fajtori. Për Auguston e konfirmoj edhe unë që do të

ITALIANËT- Në Juventusin e viteve të arta të titujve kampionë gjithmonë ka pasur një shpirt italian. Që nga mbrojtja me Bufonin, Barzaljin, Bonuçin dhe Kielinin, mbjellë flokët.

AUGUSTO: Eh, duket sikur jam 35 vjeç. Do të bëhem i bukur.

A keni një chat në skuadër, nëse po kush është më aktivi?

TË GJITHË: Barela.

ASLLANI: Por, edhe Fratezi dërgon vetëm foto.

FRATEZI: Po dërgoj ndonjë fotomontaz­h për të bërë gallata.

Po lajmet për Interin i shpërndani në grup?

FRATEZI: Pak. Më shumë shpërndajm­ë lajmet e skuadrave të tjera, por lajmet e vërteta i diskutojmë në duke kaluar te Markizio dhe të tjerët. Në Milanin e Ançelotit dy herë kampion i Europës ishin lojtarë si Maldini, Nesta, Gatuzo, Pirlo, Inzagi, Kostakurta, Broki, dhomat e zhveshjes.

Kush e ka korin më të bukur në skuadër?

FRATEZI: Çalhanoglu. (Nisin ta këndojnë të tre)

Cili është festimi që kujtoni më së shumti?

ASLLANI: Golin e Fratezit kundër Veronës. Ishte i veçantë sepse erdhi në fundin e ndeshjes dhe ishte i rëndësishë­m.

Çfarë fotosh bën Karlos AUGUSTO me aparatin e tij të vogël? FRATEZI: Është fantastik.

AUGUSTO: Eh, është puna ime e dytë. Kam bërë një kur fituam Superkupën

me Barelën dhe tifozët. Është shumë e bukur.

Çfarë dhuratash i keni bërë njëri-tjetrit sepse keni një bast kur shënoni gol?

FRATEZI: Ende asnjë, sepse nuk kemi dalë të gjithë bashkë.

ASLLANI: Fratezi duhet të na bënte shumë dhurata sepse shënoi shumë gola dhe pastaj e lamë. Ndodhën shumë ngjarje, shënova unë, Arnautoviç. I vetmi që duhet të merrte dhurata është Karlos Augusto.

FRATEZI: Por Augusto qëndron me qëllim pozicion jashtë loje për të mos paguar asgjë.

KARLOS AUGUSTO: Po është e vërtetë. Në Udine isha pozicion jashtë loje.

ASLLANI: Kështu që Fratezi duhet të na bëjë dhuratë të gjithëve.

FRATEZI: Për Asllanin po quajmë edhe asistent, duke parë që luan disi më mbrapa në fushë dhe nuk ka shumë mundësi të shënojë. Por të dalësh me të për darkë është shumë e vështirë. Duhet t’i thuash 100 herë.

AUGUSTO: Duhet ta pyesësh 1 muaj përpara nëse bëhet për darkë.

Është edhe Arnautoviç

brenda kësaj loje që bëni?

FRATEZI: Po është ai që duhet të na bëjë dhurata. Kur shënoi golin e parë, i kërkova një kostum. I dërgova fotot. Por ishte katastrofë.

Lautaro, a ka bërë ndonjë fjalim në momentet vendimtare të sezonit që mbani mend?

FRATEZI: Fjalime në përgjithës­i jo, është gjithçka te mënyra si sillesh. Na ka ndihmuar shumë për t’u integruar. Është kapiteni i duhur.

ASLLANI: Po. Është sjellja e tij drejt skuadrës që e bën të veçantë. Pastaj flet shumë

përpara ndeshjeve. Di ta karikojë ekipin.

AUGUSTO: Të gjithë e dimë se në momentet më të mira është e lehtë. Por edhe në momentet më të vështira është i pari që karikon skuadrën. Kundër tij nuk luhet sepse është shumë i egër edhe në lojën pa top.

Pse Fratezi ka zgjedhur numrin 16? ASLLANI: Unë e di.

AUGUSTO: Unë jo.

FRATEZI: Me këtë numër luaja te Roma.

Në cilin aspekt duhet të përmirësoh­et Fratezi?

ASLLANI: Në lojën pa

top.

AUGUSTO: Në fazën mbrojtëse.

Si është emri i vërtetë i Karlos Augustos?

TË GJITHË: Karlos Augusto Zopolato Neves. E dimë. Ne e quajmë Zopolato.

AUGUSTO: Më tallin për këtë, ashtu siç më tallnin në Brazil.

Kristjan, sa e kishit pritur golin e parë me Interin?

Të jem i sinqertë, shumë. E doja shumë sepse pas 2 vitesh tek Interi ndieja një lloj presioni që ende nuk kisha shënuar. Pastaj, Fratezi më bën shumë presion gjithmonë.

Dhe festuat duke treguar muskujt...

FRATEZI: Ai vesh fanellën termike poshtë fanellës kryesore. Kështu duket sikur ka muskuj. Ne e quajmë Aslanoto, sepse idhulli i tij është Baskiroto.

ASLLANI: Bëj shumë palestër. Megjithatë, mua më quajnë petull.

Festuat të gjithë aty. ASLLANI: Unë e prisja pafund atë gol. Jam i lumtur që erdhi në shtëpi dhe në një moment që po luaja.

FRATEZI: Ishim të gjithë të lumtur në pankinë. Kënaqesh shumë kur shënon

një mik.

AUGUSTO: Të tre kemi shënuar në shtëpi.

Jeni miq edhe jashtë fushës së lojës?

FRATEZI: Të dalësh me Asllanin është shumë e vështirë. Nuk del kurrë për darkë.

Flasim pak për ndeshjet kryesore të sezonit. Flasim për humbjen në Champions kundër Atletikos.

FRATEZI: Çfarë do të thuash me këtë?! Unë vazhdoj ende të vuaj për atë. Djeg shumë ai eliminim.

AUGUSTO: Unë isha në Milano në atë ndeshje. E pashë

si tifoz dhe kisha shumë ankth. Nuk ishte mbrëmje për t’u kujtuar.

ASLLANI: Nuk është nevoja as ta komentojmë.

Po Inter-verona 2-1? FRATEZI: Ishim me fat dhe të zotët që besuam deri në fund. Ishte fitorja më e bukur pas derbit. Kurrë skam bërë një ndeshje të çmendur si ajo. Po më çaheshin damarët nga festimi. Shihja në tribunë tim atë që festonte, ishte diçka e bukur.

ASLLANI: Ishte çmenduri.

AUGUSTO: Një nga fitoret më të bukura.

 ?? ?? Përgatiti: GENTJAN ALINANI
Kristjan Asllani, Fratezi dhe Augusto në festën e titullit
Përgatiti: GENTJAN ALINANI Kristjan Asllani, Fratezi dhe Augusto në festën e titullit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania