Panorama Sport (Albania)

Selmani titullar pas 10 muajsh pritje, Erbimi kthehet në “diktator”

-

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në stadiumin "Air Albania".

-Gentian Selmani kthehet të luajë titullar pas më shumë se nëntë muajsh. Lojtari nuk ishte aktivizuar në as një ndeshje tjetër zyrtare. Futbollist­i mungonte prej 3 gushtit 2023 kur theu këmbën. -Numër i ulët ndjekësish për të ndjekur klasiken Tirana-vllaznia. -Shumë figura sportive të Tiranës dhe Vllaznisë ishin në stadium për të ndjekur klasiken e futbollit shqiptar. Mes të shumtëve edhe Elis Bakaj, i cili ka luajtur me të dyja ekipet.

-Në fillim të takimit, tifozët e Vllaznisë lëshojnë një pëllumb me shiritat kuqeblu.

-Në minutën e tetë Sala përplas Patrikun në tokë duke e goditur nga pas, shpëton nga ndëshkimi me të verdhë. -Në minutën e dhjetë goditet Mici, por Brdariç nuk është dakord. Lata këshillon trajnerin e shkodranëv­e. Mici çahet në hundë dhe duhet ndërhyrja e mjekëve për të ndalur gjakderdhj­en. -"Ultras Vllaznit" nuk brohorasin në pjesën e parë në shenjë solidarite­ti për tragjedinë në Shkodër. -Tifozët e Tiranës e kanë me Balajn. Kapiteni i Vllaznisë mundohet që të mos polemizojë dhe largohet nga fundorja. -Në fund të ndeshjes, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri hyri në dhomat e zhveshjeve dhe foli me skuadrën dhe stafin teknik. -Disa ish-ë ishin të pranishëm dje në fushë dhe tribuna. Latifi dhe Jonuzi në fushën e lojës dhe Tefik Osmani si drejtor i Vllaznisë.

-Në minutat e fundit të lojës, Erjon Hoxhallari kërkon të dalë në sulm, për të shënuar gol, por është Fagu që nuk e lë mbrojtësin e bardhebluv­e, i mbështetur edhe nga këshilla e Micit. -Rreth 3000 tifozë ishin të pranishëm dje për sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë. Një grup jo i vogël tifozësh kishin ardhur nga Shkodra për këtë sfidë.

-Filip Najdovski ishte në tribunë për të ndjekur sfidës mes Tiranës dhe shkodranëv­e. Lojtari është i dëmtuar dhe ka humbur fundin e sezonit.

- Brdariç gjatë gjithë kohës ka qëndruar në këmbë, madje duke bërë disa herë gjeste, ndërsa Fagu i qetë ka vazhduar me punën e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania