Panorama Sport (Albania)

Hysaj mposht Ismajlin, Kumbulla i pafat me autogol

-

Dita e djeshme në Serinë A nisi me përballjen mes Lacios dhe Empolit, ku Hysaj ia del të fitojë përballjen me Ismajlin dhe Stiven Shpendi, i cili iu afrua edhe golit në minutat e fundit, po të mos kishte qenë për portierin kundërshta­r, sulmuesi shqiptar do të gjente golin e parë në Serinë A. Lacio ia doli të triumfonte me shifrat 2-0, nga një gol për çdo pjesë, me Patrik dhe Vesino. Hysaj dhe Ismajli luajtën 90 minuta, ndërsa Shpendi u aktivizua në të 77-ën. Në këtë takim sërish mungonte Etrit Berisha, portieri kuqezi i Empolit, i cili vijon ende të mbetet i dëmtuar. Bardhekalt­rit i afrohen zonës "Champions", ndërsa Empoli mbetet sërish pranë zonës së ftohtë.

BAJRAMI-KUMBULLA

Sasuolo ka humbur në transfertë­n me Xhenoan, teksa mbrojtësi i

Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla ka qenë i pafat. I aktivizuar sërish titullar nga Balardini, në minutën e 63-ë, ai shënoi një autogol duke i dhuruar f itoren skuadrës kundërshta­re, e cila kishte barazuar pak minuta më parë. Duke qenë se Sasuolos i duhej fitorja, trajneri nxjerr nga loja Marashin për të aktivizuar Volpaton si mesfushor në të 68-ën, minutë kjo kur në fushë futet edhe Nedim Bajrami, por rezultati s'ndryshon deri në fund dhe Xhenoa fiton 2-1. Ekipi i Nedim Bajramit rrezikon seriozisht rënien në Serinë B, pasi Kumbulla është në pronësi të Romës dhe në fund të kampionati­t do të kthehet në kryeqytet. Ndërkohë sot, Leçe e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës do të kërkojë të mbyllë hesapet me mbijetesën, duke tentuar një fitore me Udinezen e Kanavaros në shtëpi.

 ?? ?? Ismajli gjatë një dueli me Guenduzin e Lacios
Ismajli gjatë një dueli me Guenduzin e Lacios

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania