Panorama Sport (Albania)

Memolla dhe Kasa do të rikthehen, gati katër rinovime

Presidenti Agim Demrozi do të “blindojë” ekipin

- ISA HALILI

Rrogozhina­sit pritet të fuqizohen për Europën

Egnatia arriti ta mbrojë trofeun e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi 1- 0 Kukësin në finalen e ditës së martë në “Air Albania”. Trofeu i dytë radhazi ky për rrogozhina­sit në këtë kompeticio­n, jo pak për një klub që më parë nuk kishte histori në futbollin elitar shqiptar. Presidenti Agim Demrozi ka përgëzuar lojtarët dhe stafin teknik për suksesin në kupën e Shqipërisë, por ka theksuar se ekipi s’duhet të kënaqet me kaq, duke kërkuar që të japë gjithçka për të fituar edhe titullin kampion në Superiore. Ai ka premtuar premio për çdo arritje, përtej bonuseve të parashikua­ra në kontratën e secilit lojtar. Në anën tjetër, priten zhvillime interesant­e sa i takon skuadrës, rinovime me titullarë të rëndësishë­m, siç janë Sherri, Fangaj, Zejnullai e Fernando, por dhe dy rikthime me peshë nga huazimi në kampionate të huaja, siç janë Memolla dhe Kasa.

RINOVIMET - Burime pranë klubit rrogozhina­s bëjnë me dije për “Panorama Sport” se presidenti Demrozi është në diskutime për të rinovuar kontratën me disa futbollist­ë, të cilët kanë qenë protagonis­të të sezonit. Bëhet fjalë për portierin Alen Sherri, mbrojtësin e djathtë Abdurrahma­n Fangaj, si dhe dy mesfushorë­t Arbin Zejnullai dhe Fernando Medeiros. Ofertat për këta futbollist­ë nuk kanë munguar, sidomos në merkaton e janarit, ndërsa klubi s’dëshiron t’i humbasë pa përfituar financiari­sht prej tyre. Zejnullai dhe Fernando janë në fund të kontratës dhe deri tani s’kanë rinovuar, kështu që shanset që ata të largohen për një shifër modeste janë të mëdha. Të dy janë shprehur se ndihen mirë tek

Egnatia, por duket e vështirë që ata të refuzojnë oferta që mund të vijnë nga kampionate­t e tjera europiane. Kujtojmë që në janar, përveç lëvizjeve në hyrje dhe në dalje, kanë rinovuar mesfushori Albano Aleksi dhe mbrojtësi Renato Malota, duke e zgjatur kontratën e tyre deri në verën e 2025-ës.

RIKTHIMET – “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se mbrojtësi Hysen Memolla, pas eksperienc­ës në huazim te rumunët e Çindias Targoviste, do të rikthehet në ekipin e vendlindje­s. Ai do të jetë gati për ndeshjet europiane. Ish-lojtari i Kombëtares ka edhe një vit kontratë me Egnatian dhe dëshiron të kontribuoj­ë për të, sidomos në krahun e majtë, ku është vetëm Ndreca, apo edhe në qendër të prapavijës. Po ashtu, konfirmohe­t se edhe Redi Kasa do të jetë sërish pjesë e rrogozhina­sve, pas huazimit te Lubjana në kampionati­n slloven. Me rikthimin e këtyre dy lojtarëve skuadra e drejtuar nga trajneri Tetova do të përforcohe­j ndjeshëm para ndeshjeve në kupat e Europës. Të dy e njohin mirë ambientin te skuadra rrogozhina­se dhe mund të “armë” të forta për më tej.

 ?? ?? Hysen Memolla
Hysen Memolla
 ?? ?? Redi Kasa
Redi Kasa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania