Panorama Sport (Albania)

Përgjoni është më i aktivizuar­i, Abazaj me 45 ndeshje në sezon

- OLSI AVDIAJ

Florjan Përgjoni është loj tari, i cili ka më shumë minuta më shumë në këmbët e tij me fanellën e Tiranës gjatë gjithë sezonin 2023-2014. Mes kampionati­t, Kupës dhe Europës, lojtari tani është kthyer në liderin e bardhebluv­e dhe lojtarin më stabël të skuadrës. Janë 3681 minuta në 42 takime të luajtura që e çojnë atë në krye. Me 41 ndeshje në vendin e dytë është Erjon Hoxhallari, që gjithashtu ka edhe 3535 minuta lojë. Në vendin e tretë Kristal Abazaj. Lojtari është grumbullua­r 45 ndeshje dhe ka qenë në fushën e lojës 3326 minuta. Me 173 minuta më pak është në vendin e katërt, Ardit Deliu dhe në të pestin Rimal Haxhiu tashmë lojtar stabël në formacion.

AKTIVIZIME­T - Florjan Përgjoni ka më shumë minuta në fushë, por ai është grumbullua­r vetëm 42 takime. Në krye të këtij klasifikim­i është Kristal Abazaj, cili është grumbullua­r në 45 ndeshje dhe ka luajtur po në 45 takime. Më pas vjen Regi Lushkja në vendin e dytë. Tre trajnerët kanë aktivizuar 28 futbollist­ë, ndërsa më pak ka luajtur Sulaj me vetëm 12 minuta.

GOLAT - Tirana ka shënuar 65 gola gjatë sezonit të fundit. "Mbreti" i golave është Kristal Abazaj. Në të gjitha kompeticio­net ka shënuar 11 rrjeta. Në vendin e dytë me 10 është Florent Hasani dhe më pas Liridon Latifi me nëntë gola. Me pesë Kaina i larguar

dhe më pas Patrik, Lushkja dhe Deliu me nga katër gola. Çudia është tjetër kund. Rendimenti­n më të mirë për golandeshj­e e ka Florent Hasani. Ai ka shënuar në 50 përqind të takimeve. Në vendin e dytë Kaina me 28 përqind të ndeshjeve me gol dhe më pas

Latifi 25 dhe Abazaj, 24. Edhe në shpeshtësi­në e golave për minuta Hasani i larguar është i pari. Ai ka shënuar çdo 161.4 minuta. Braziliani Kaina në vendin e dytë që shënon çdo 209 minuta. Më pas vinë Latifi çdo 279 minuta dhe Abazaj me 300 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania