Panorama Sport (Albania)

Flamurtari bie në shtesë, Laçi mbetet në Superiore

-

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, vendosi freskia

Laçi dhe Flamurtari edhe në sezonin e ri do të militojnë në kategoritë respektive. Finalja e biletës së fundit për Superioren e sezonit 2024-2025 i ka mbetur Laçit, ku pas 120 minutash lojë plot tension arrin të fitojë në shtëpi në shifrat 3-1. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ku në shtesën e pjesës së parë shënoi Melo për vendësit, ndërsa në të 63-ën kapiteni Dajko shënon autogol duke barazuar shifrat. Në shtesa kurbinasit arrijnë të shënojnë edhe dy gola të tjerë, me Melon me penallti dhe Mjakin duke i siguruar Laçit mbijetesën në elitë. Ndërsa Flamurtari ëhstë i detyruar që sërish të luajë në të Parën dhe ta synojë sërish rikthimin në Superiore.

PJESA E PARË- Takimi nisi i vrullshëm nga të dy ekipet, ku loja për rreth 10 minuta përqendroh­et në mesfushë. Loja është e fortë ku nuk mungojnë edhe dyluftimet e ashpra. Në minutën e 10-të Shkurtaj ven në provë Dajsinanin me një gjuajtje tokazi, por intensitet­i është u ulët dhe portieri arrin ta devijojë. E menjëhersh­ëm është kundërpërg­jigjja e kurbinasve që pa u mbushur ende një minutë rrezikojnë me Sobouale, por vlonjatëve u vjen në ndihmë shtylla pingule. Më pas për minuta të tëra mungojnë rreziqet në portat respektive, pasi loja përqendroh­et kryesisht në mesfushë, ku skuadrat mundohen të bllokojnë njëratjetr­ën. Në minutën e 33-të Ujka provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi devijohet nda Ramadani. Në kuadrin e një minute, 41-42, arbitri Bastari bëhet protagonis­t duke ndaluar gjuajtjet e kurbinasve, pasi topi u përplas dy herë në trupin e tij. Në minutën e parë shtesë Kriviçiç, në një pozicion ballor në hyrje të zonës, ka një mundësi shënimi, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Dajsinani. Minuta e katërt shtesë, goditje dënimi për Laçin. Vendësit zbatojnë me sukses një skemë, ku Kryeziu shërben në zonë për Melon, i cili shënjestro­n kuadratin e poshtëm të portës së portierit Teqja dhe e dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Laçin dhe në shkallët e stadiumit, por edhe në fushë shpërthen festa, madje edhe trajneri Cungu hyn në fushë duke festuar me lojtarët. Me golin e Melos u mbyll pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Laçi e nis me një zëvendësim, ku Qato i dëmtuar ia lë vendin Manellarit. Kurbinasit mundohen të ulin ritmin e takimit dhe të

administro­jnë golin e pjesës së parë. Në të 53-ën Beqja gjuan bukur drejt portës vendëse, por Dajsinani arrin të largojë rrezikun. Minuta 63. Indio Olivera nga e djathta e sulmit shërben në zonë, Dajko në tentativë për ta larguar topin në dërgon në portën e vete dhe

shifrat barazohen në 1-1. Me këtë autogol hapet ndeshja, por takimi nuk e ka grintën dhe rrezikshmë­rinë e pjesës së parë. Të dy trajnerët freskojnë formacione­t, ku te Laçi Ujka ia lë vendin Myrtës, ndërsa te Flamurtari Kriviçiç dhe Diamanti zëvendësoh­en nga Paolo

Pjeshka dhe Vucaj. Në të 79- ën trajneri Memushaj ndëshkohet me karton të kuq për protesta ndaj gjyqtarit. 10 minutat e fundit flasin për vendësit që krijojnë disa mundësi shënimi, ku drithërima solli gjuajtja e Kurtit në të 88-ën, që u ndal nga trau i

portës. Koha e rregullt mbyllet në shifrat 1-1, kështu që sfida kalon në kohë shtesë.

SHTESAT- Shtesat 2 herë nga 15 minuta folën për vendësit, që arritën të shënojnë nga një gol për pjesë. Stafai vlonjat bëri 3 zëvendësim­e në fraksionin e parë, por pa rezultat. Në minutën e 108-të Prodani shërben një top në zonë, por “sfera” ndalet nga dora e hapur e Hasës dhe gjyqtari akordon penallti. Një minutë më pas është Melo që godet saktë nga pika e bardhë dhe shënon, 2-1 për kurbinasit. Tensioni është i pranishëm në shtesa, por gjyqtari

preferon që të mos ndëshkojë askënd edhe pse ka përplasje në fushë. Mjaki hyri në fushë në minutën e 113-të dhe pas tri minutash, me anë të një kundërsulm­i në të djathtë, 21- vjeçari arrin të shënojë edhe golin e tretë. Ky gol solli tension në fushë, pasi vlonjatët e konsiderua­n në pozicion të parregullt dhe pankina kuqezi hyri në fushë duke protestuar te gjyqtarët. Në minutën e 120-të La Torre u ndëshkua me karton të kuq. Edhe minutat shtesë nuk e ndryshuan situatën dhe gjithçka u mbyll me fitoren 3-1 të Laçit.

 ?? ?? Laçi-flamurtari 3-1. Çast nga ndeshja e djeshme
Laçi-flamurtari 3-1. Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania