Panorama Sport (Albania)

Bylisi nis pushimet, Kamara nuk lëviz prej kontratës

-

Bylisi ka nisur pushimet dhe më konkretish­t lojtarët e huaj, ku pjesë më e madhe e tyre janë larguar drejt shteteve të tyre ku kanë edhe familjet, për pushime disaditore. Edhe një pjesë e lojtarëve vendës, ndonëse një pakicë, stërviten, konkretish­t djemtë e U-19, pasi përgatiten për finalen e Kupës së Shqipërisë me Partizanin. Ndërkohë bëhet me dije se një pjesë e të huajve do të jenë edhe në sezonin e ardhshëm. Madje edhe Aboubakar Kamara, që ka kontratë në Ballsh edhe për sezonin e ardhshëm në elitë. Kamara ka qenë një nga pikat e forta të Bylisit sezonin e shkuar dhe ka spikatur edhe si shënues. Në këtë mënyrë bien poshtë edhe aludimet për largim të mesfushori­t me tipare sulmuese që është edhe pjesë e Kombëtares së Nigerisë. Më larg Ballshit duken Levendi, Berisha, Xhufo e ndonjë tjetër që nuk ka bindur.

SEZONI I RI - Skuadra mallakastr­iote do të luajë në elitë vitin që vjen e ai rrjedhojë edhe përgatitje­t do të nisin më shpejt nga një vit më parë. Kështu, organizimi i Bylisit nga sa mësohet pranë klubit do të bëhet në mesin e muajit të ardhshëm. Periudha deri atëherë do të shërbejë për të kristalizu­ar idetë e presidencë­s për stafin, por edhe merkaton, atë në dalje dhe në hyrje. Klubi nuk do të nxitohet me lojtarët me perspektiv­ë pasi edhe nëse nuk gjejnë hapësira në skuadrën e parë do të kenë më shumë mundësi të tregojnë veten tek U-21, që do të jetë në garë edhe vitin që vjen. Nga huazimet pritet që të rikthehen edhe Shkreli dhe Ngene që kanë qenë pjesë e Orikut në Kategorinë e Dytë në sezonin e shkuar. Sulmuesi shkodran 18- vjeçar dhe afrikani 19-vjeçar që luan në qendër të mesfushës pritet që të rikthehen te skuadra "mëmë" në startin e përgatitor­es. ERJON SALIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania