Panorama Sport (Albania)

Silvinjo merr pasaportë shqiptare nga... Lushnja

Trajneri: Kemi punuar mirë, Europiani sfida e madhe

- KRISTI SEJATLLARI

Në bashki betohen edhe Zabaleta, Stesina dhe Laurenti

Edhe pse një javë para nisjes së përgatitje­ve për Europianin e Gjermanisë, dita e djeshme e Silvinjos, trajnerit të Kombëtares kaloi në Lushnjë, aty ku braziliani bëri procedurat e pasaportës me gjithë betimin e nevojshëm. Në dhjetorin e kaluar, kryeminist­ri dhe presidenti i dorëzuan dekretin për dhënien e shtetësisë Silvinjos dhe stafit të tij, si edhe një shpërblim për gjithë ekipin kombëtar që kapi në shifrën 1.8 milionë euro. Pas publikimit në Fletoren Zyrtare, trajneri duhet të shkonte për procedurat si: shenjat e gishtave dhe foto, si edhe i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zgjodhi qytetin e Lushnjës për t’u regjistrua­r, zonë kjo ku ministri ishte drejtues politik për PS- në në zgjedhjet e kaluara. Pas mbërritjes në Lushnjë, Silvinjo ka takuar edhe disa futbollist­ë të vegjël. Më pas, në zyrat e Bashkisë së Lushnjës, Silvinjo, Pablo Zabaleta, Luka Laurenti dhe Xhianluka Stesina janë betuar dhe janë pajisur me pasaportën shqiptare.

Silvinjo- Ndërkohë, gjatë ceremonisë, numri një i stolit

është shprehur: “Faleminder­it të gjithë. Është një nder për mua dhe stafin tim që të jemi këtu. Duhet të falënderoj përzemërsi­sht popullin shqiptar që ka besuar në gjithë punën tonë. Dua të falënderoj FSHF-NË dhe të gjithë vendin tuaj. Jemi vërtet shumë të lumtur.

Kemi bërë një punë shumë të mirë të gjithë së bashku dhe shumë afër kemi një sfidë shumë e rëndësishm­e si Europiani”, ishte fjalimi i trajnerit. Më pas, atij iu dhurua nga kryebashki­akja Eriselda Sefa një fanellë e Lushnjës me emrin Silvinjo, e cila nga ngjyrat ngjason me atë të Brazilit, vend ky ku 50- vjeçari ka lindur. Lushnja e lidhur me emra, pasi edhe në fundin e vitit 1996, ekipin e drejtoi legjenda argjentina­se Mario Kempes. Ndërkaq, edhe brazilianë­t e parë që kanë luajtur në Shqipëri, si Edu, Nosa, Dos Santos kanë qenë pikërisht në Lushnjë. Përveç Silvinjos dhe stafit të tij, edhe Mirlind Daku e Arbnor Muja janë regjistrua­r në këtë qytet. Më herët, në vitin 2016, kur Shqipëria arriti kualifikim­in e parë historik në Europianin e Francës, trajneri Xhani de Biazi u pajis me pasaportë shqiptare.

 ?? ?? Silvinjo me fanellën e Lushnjës
Silvinjo me fanellën e Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania