Gazeta Dita

FJALIMI I RAMËS DHE PSE SERBISË I INTERESON ACARIMI MIDIS BULLGARISË DHE MAQEDONISË SË VERIUT

- Nga SHABAN MURATI

Në qarqet diplomatik­e europiane dhe ballkanike u shokuan nga shpërthimi i histerisë antibullga­re të kryeminist­rit shqiptar. Histeri, që kulmoi në mes të Brukselit në 23 qershor me klithmën antidiplom­atike dhe antietike kur në konferencë shtypi iu hakërrua gazetarëve bullgarë për atdheun e tyre: “Ju jeni një turp!”. Diplomatët po qëmtojnë të gjejnë arsyet personale të këtij shpërthimi kolerik, sepse arsye shtetërore nuk ka. Sepse edhe po të kishte, kryeminist­ri i një shteti nuk mund të flasë në publik me gjuhën e vulgut. Bullgaria, si anëtare e BE, e ka deklaruar qysh në ditën e parë të vetos ndaj Shkupit se është për hapjen e bisedimeve të pranimit të BE me Shqipërinë. Është zgjedhje e BE, që nuk don t’ia hapë bisedimet Shqipërisë për arsyet e saj, dhe jo për fajin e Bullgarisë. Veto bullgare për Shkupin është për BE thjesht një pretekst. Edhe Serbisë, që ka bërë katër agresione të përgjakësh­me kundër shteteve fqinjë, BE ia dha statusin e shtetit kandidat disa vjet para Shqipërisë. Nuk kishte veto bullgare në atë kohë. Kryeminist­ri shqiptar shpërtheu një histeri personale kundër Bullgarisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me veton bullgare ndaj Shkupit. Inati kryeminist­ror shqiptar lidhet me shqetësimi­n e madh të Serbisë për efektet e vetos bullgare në raportet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një plotësim i kërkesave historike, linguistik­e dhe identitare të Bullgarisë nga ana e Shkupit do të rrëzonte gjithë narrativën artificial­e të krijimit të republikës virtuale të Maqedonisë nga Serbia në vitin 1945 si kundërvëni­e ndaj Bullgarisë.

Me plotësimin e kërkesave bullgare nga Maqedonia e Veriut Serbia do të humbte pozitat e forta të influencës, që gëzon nëpërmjet lobit dominant serb në Shkup. Për këtë arsye Beogradi ka nxitur intransigj­encën e Shkupit ndaj Bullgarisë dhe acarimin e marrëdhëni­eve midis tyre.

Lobi serb në Shkup ka bllokuar çdo tentativë të diplomacis­ë së Maqedonisë për fleksibili­tet ndaj kërkesave bullgare. Kryeminist­ri shqiptar ka hyrë si zhol në këto raporte bullgaro-maqedonase, duke mbrojtur interesin strategjik të Serbisë dhe duke sulmuar Bullgarinë. Pra kryeminist­ri shqiptar i ka hipur kalit antibullga­r të Serbisë për arsyet e aleancës së tij të fshehtë personale me presidenti­n e Serbisë Vuçiç.

Naivët e Tiranës duhet ta dinë se edhe në kërcënimin e bojkotit për samitin BE-Ballkani Perëndimor të 23 qershorit, që ishte ide e Vuçiçit, kryeminist­ri shqiptar u bashkua për Vuçiçin, dhe jo për Kovaçevski­n. E keqja është se pasojat e kësaj sjellje skandaloze diplomatik­e ndaj një aleati atlantik dhe pozitiv ndaj çeshtjes kombëtare shqiptare, i paguan shteti shqiptar, sepse dëmtohen marrëdhëni­et miqësore midis Shqipërisë dhe Bullgarisë për hatrin e Serbisë.

Kryeminist­ri nuk e njeh memorien diplomatik­e shtetërore shqiptare, por dikush mund t’ia mësojë atij se në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë, kur u dha në 22 korrik 2010 verdikti i ligjëshmër­isë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në përputhje me ligjin ndërkombët­ar dhe me rezolutën 1244 të KS OKB, zemërimi më i madh i Serbisë nuk ishte me delegacion­in e MPJ të Shqipërisë atje, por me delegacion­in e MPJ të Bullgarisë, i cili në paraqitjen e qendrimit zyrtar bullgar i bëri një mbrojtje të jashtëzako­nëshme juridike të drejtës së Kosovës për pavarësi.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç mbajti një konferencë shtypi atë ditë në Hagë dhe sulmoi ashpër Bullgarinë “pse e mbrojti Kosovën më shumë se Shqipëria”.

Në qeverinë aktuale nuk punon memoria historike.

Të paktën kryeminist­ri shqiptar të mbajë kalin e histerisë antibullga­re dhe le të vazhdojë në mediat europiane me mercenariz­min apologjeti­k ndaj Serbisë. Shqipëria, Kosova dhe kombi shqiptar nuk kanë nevojë të bëjnë armiq të rij në Ballkan.

Na mjaftojnë armiqtë e vjetër të pakoregjue­shëm si Serbia, e cila mban rekordin e borxhit të papaguar të gjakut, që i ka kombit shqiptar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania