Gazeta Dita

Refugjatët ukrainas gjejnë paqe, strehohen nën rrezet e bregdetit të Adriatikut

Qindra gra dhe fëmijë refugjatë nga Ukraina, janë strehuar në plazhin e Durrësit, ku po mundohen të shërojnë plagët psikologji­ke që lufta ka shkaktuar

-

Gjithçka çfarë mbetet nga shtëpia e Olha Yatsenkos në Irpin, një qytet prej 60 mijë banorësh i vendosur 27 kilometra në perëndim të Kievit, janë fotot e mobiljeve ngjyrë kafe dhe filxhanëve të bardhë të renditur brenda tyre.

“Ne ikëm të gjithë sapo bombardime­t nisën në qytet,” thotë Yatsenko, ndërsa shpjegon se burri i saj qëndroi pas për të luftuar kundër rusëve.

“Më pas ai më dërgoi fotot e shtëpisë së djegur dhe tani ne nuk kemi asgjë,” shtoi ajo gjatë një bisede në një hotel në bregdetin e Durrësit.

Yatsenko, 31 vjeç, profesore e Shkencave Ekonomike në Departamen­tin e Tregtisë dhe Marketingu­t Ndërkombët­ar në Universite­tin “Vadym Hetman” të Kievit, është zhvendosur në Durrës që prej fundit të muajit mars, së bashku me nënën dhe djalin e saj të mitur.

Bashkë me 334 refugjatë të tjerë lufte nga Ukraina ata janë strehuar në Diama Hotel, me mbështetje­n e ambasadës së shtetit amë në Tiranë dhe ndihmën e Qendrës Komunitare Multifunks­ionale – një organizatë jofitimpru­rëse me qendër në Durrës.

Yatsenko shprehet se janë orientuar të vijnë në Shqipëri nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë. Përpara se të arrinte në Durrës, ajo kishte dëgjuar shumë pak për vendin mesdhetar, por thekson se është surprizuar për mirë.

“Kur erdha këtu pashë një vend me një klimë fantastike, me njerëz që të mirëpresin dhe ndihem si në shtëpinë time të dytë – sepse shtëpia ime e parë është në Irpin – dhe pse e djegur,” thotë 31 vjeçarja.

Yatsenko është vetëm një nga mbi 5 milionë refugjatët ukrainas që sipas Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara kanë lënë vendin – kryesisht gra, fëmijë e të moshuar, pas sulmit rus në 24 shkurt.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Zyra së Komisioner­it të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, lufta që është futur tashmë në muajin e 5-të, ka shkaktuar mbi 4600 viktima civile, mes të cilëve edhe 320 fëmijë.

Sapo ora shënon 19:00, restoranti ku shtrohet darka në Diama Hotel nis të mbushet me gra dhe fëmijë të të gjitha moshave.

Për shkak të temperatur­ave të larta, të gjithë zgjedhin të hanë jashtë në pjesën e verandës së restoranti­t, ndërsa i gjithë stafi në punë e sipër shërben në fillim për më të vegjlit. Në bregdetin e Durrësit prezenca e vizitorëve nga Ukraina gjatë verës nuk është një ndodhi e re.

Megjithatë, ndryshe nga vitet e tjera, gratë dhë fëmijët e mbledhur për darkë në verandën e Diama Hotel nuk janë turistë, por refugjatë lufte, një fakt për të cilin stafi është i ndjeshëm.

“Tani janë më të qetë dhe të rriturit dhe fëmijët, por ditët e para ishin shumë të trishtuar, me zor hanin, sidomos të vegjlit,” tregon një nga kamarieret e resortit.

Ndërsa konsumojnë darkën, të ndarë sipas familjeve apo njohjeve që kanë krijuar mes tyre pas ardhjes në Durrës, ukrainasit e kalojnë kohën duke biseduar në lidhje me lajmet që u vijnë nga lufta nëpërmjet medias apo të afërmve.

“U ngritëm një mëngjes nga gjumi dhe dëgjuam bombardime­t e para, kuptuam se ajo për të cilën flitej po ndodhte vërtet, ishim në luftë”, kujton Yatesneko. “Dhe pse kanë kaluar shumë ditë duket ende sikur është makth,” shtoi ajo.

Klima e ngrohtë e Durrësit bëri që të ardhurit të kishin mundësi të shijonin diellin dhe detin që në ditët e para, duke i ndihmuar që të shkëputesh­in qoftë dhe për pak momente nga tmerri i luftës që lanë pas.

Kseniia, studente që ndihmon fëmijët të argëtohen dhe përkthen në anglisht kur familjet e tjera kanë nevojë, thotë se bregdeti i ka ndihmuar psikologji­kisht.

“Deti dhe dielli po na ndihmon disi,” tha ajo. “Këtu të gjithë ndihmojmë njeritjetr­in, ndërsa të gjithë ndihmojmë më të vegjlit, sepse është pikërisht kjo që na duhet tani,” shtoi studentja ukrainase.

Sipas Ambasadës së Ukrainës, për refugjatët janë organizuar aktivitete të ndryshme me pjesëmarrj­en e fëmijëve ukrainas, të cilët kanë mbyllur dhe mësimet, që u zhvillua po në mjediset e hotelit.

“Deri më 31 maj të gjithë fëmijët vazhduan arsimin,” shpjegoi Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

“Të gjithë patën mundësinë të vazhdonin procesin arsimor në shkollat e tyre respektive ukrainase, online,” shtoi ai.

Por megjithë pritjen e ngrohtë dhe lehtësitë e krijuara për arsimimin e fëmijëve në distancë, familjet ukrainase të strehura në Durrës theksojnë se luten çdo ditë që lufta të përfundojë dhe ata të kthehen në shtëpi.

“Jeta e secilit prej nesh është atje, në Ukrainën tonë,” thotë një tjetër grua pa dashur të tregojë identiteti­n e saj.

“Ne jemi këtu, po zemra jonë është atje, ndaj urojmë që gjithë kjo çmenduri të marrë fund që ne të mund të kthehemi në vendin tonë,” shtoi ajo.

Sapo konsumojnë darkën, shumica e refugjatëv­e të strehuar në Diama Hotel mbajnë sytë mbërthyer në ekranet e telefonëve, nga ku marrin lajme për gjendjen e të afërmve dhe mësojnë për të rejat më të fundit nga lufta.

“Në foto kam shtëpinë time, si ishte dikur para luftës dhe si është tani,” tregon Olha Yatesneko.

“Është vështirë ta besosh se çfarë po humbasim të gjithë, por ky është realiteti dhe ne po përpiqemi që ta pranojnë dhe urojme për më të mirën,” shtoi ajo.

Profesores­ha ukrainase thotë së ndërsa kanë humbur gjithçka ata, janë mirënjohës që janë gjallë.

“Falenderoj­më Zotin që jemi të gjithë gjallë dhe pse larg njëri-tjetrit dhe nuk dimë se kur do të mbarojë e gjithë kjo,” theksoi Yatesneko.

Qëndrimi i ukrainasve në Durrës mundësohet nga Qendra Komunitare Multifunks­ionale, nën drejtimin e Fatbardha Idrizaj, e cila thotë se shpenzimet për punën e tyre mbulohen nga donacione.

“Misioni i qendrës tonë është të mbështesë popujt nga krizat ekonomike, si dhe popujt e evakuuar në vendin tonë si rrjedhim i luftrave në vendet e tyre,” shpjegoi Idrizaj.

Sipas Ambasadori­t të Ukrainës në Tiranë, Shkurov, shumica e të strehuarve në Shqipëri janë gra dhe fëmijë. Ai i tha BIRN se me ndihmën e ambasadës deri me 1 qershor në Durrës janë strehuar 337 refugjatë nga Ukraina, nga të cilët 212 janë të rritur dhe 125 fëmijë, por ka edhe grupe të tjera të organizuar­a që kanë ardhur, kryesisht fëmijë me nënat e tyre.

Shkurov thekson se për të gjithë refugjatët ka pasur asistencë psikologji­ke, kryesisht për fëmijët, të cilët janë vetëm me njërin prind apo me mësueset e tyre, për të cilët ka qenë edhe më e vështirë.

“Bashkë më femijët janë mësues dhe psikologë. Ata janë të angazhuar me aktivitete të ndryshme. Ka klasa sportive; trajnime psikologji­ke,” tha Shkurov, ndërsa shtoi se gjithashtu organizohe­n periodikis­ht ekskursion­e studimore.

Qëndrimi i ukrainasve në Durrës mundësohet nga Qendra Komunitare Multifunks­ionale, nën drejtimin e Fatbardha Idrizaj, e cila thotë se shpenzimet mbulohen nga donacione. “Misioni i qendrës tonë është të mbështesë popujt nga krizat ekonomike, si dhe popujt e evakuuar në vendin tonë si rrjedhim i luftrave në vendet e tyre,” shpjegoi Idrizaj

 ?? ?? FOTO POSHTË: Olha Yatsenko me nënën dhe të birin
FOTO POSHTË: Olha Yatsenko me nënën dhe të birin
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania